Fjala:
Një lloj si në diktaturë ka vendosur nën kontroll të plotë dhe total, atë që e quajtën drejtësi të re, drejtësinë e krimit, drejtësinë e turpit, shëmtimë më të madhe, monstrën më të madhe pas rilindjes, që ka krijuar rilindja.
Drejtësinë që e kontrollon në çdo qelizë, Edi Rama.
Ka vetëm një rrugë, revolta popullore, revolta qytetare.
Të ju pyes unë ju?
A nuk i kapëm hajdutët me presh në dorë, duke vjedhur vota në dosjen 339-184. A nuk po flisnin banditët për vjedhje votash, a nuk po jepnin urdhër për vjedhje votash, nga Edi Rama tek Vangjush Dako.
Më thoni, a ekziston një akuzë nga skapi i partisë për këta kriminelë elektoralë?
Atëherë çfarë mbetet për ne?
Mbetet revolta, revolta, revolta dhe vetëm revolta.
Ose ne duhet të votojmë të lirë dhe qytetarët të vendosin me vullnetin e tyre për qeverinë që duan, ose duhet të jemi të gatshëm për çdo sakrificë. Ai që prek votën duhet të marrë atë që meriton.
Çdo qytetar që varfërohet, që i shkatërrohet vendi i punës, që i ikin fëmijët nga vendi për shkak të pamundësisë ekonomike, varfërisë, skamjes, sepse vidhet, vidhet dhe vetëm vidhet nga qeveritarët, pret që drejtësia ta mbrojë.
Po çfarë ndodh?
Drejtësia e kontrolluar nga Edi Rama, merr llokmat dhe bën drejtësi me porosi, për atë që i thotë dhe atë që don.