Blegtorët e jugut u rikthehen protestave, bllokojnë 'Urën e Kardhiqit'

Hënë, 19 February 2024 10:38
Dhjetëra blegtorë dhe fermerë në jug të vendit, u rikthyen në protesta te Ura e Kardhiqit.
 

Për disa minuta blegtorët bllokuan rrugën, duke shprehur zhgënjimin nga mungesa e reagimit të qeverisë për problemet e tyre. 

 

Sipas blegtorëve, premtimet e ministres së Bujqësisë Anila Denaj 2 javë më parë rezultuan mashtrime.

Blegtorët protestojnë kundër monopolit të çmimit të qumështit, ndërsa kërkojnë subvencionime në të njëjtin nivel me fermerët e rajonit. 

Dy javë pas takimit që zhvilluan me ministren e bujqësisë, blegtorë dhe fermerë të rajonit të jugut në vendit, u rikthyen në protestë tek “Ura e Kardhiqit”.

Blegtorët renditën disa kërkesa drejtuar Ministrisë së Bujqësisë, duke nisur nga zhbërja e monopolist të qumështit, përcaktimi i orgjinës së mishit që shitet në treg dhe rikthimi i kullotave për blegtorët.

Lidhur me takimin  që zhvilluan me Ministren e Bujqësisë, Blegtorët shprehën zhgënjim, pasi deri më tani nuk u ka dhënë përgjigje kërkesave të tyre.

Teksa firmosën një peticion me kërkesat drejtuar ministrisë së bujqësisë, blegtorët nuk kanë ironizuar as qeverinë për paktin me italinë për sjelljen e emigrantëve afrikanë në Shqipëri.

Të hënën në datën 19 shkurt, blegtorët pritet të zhvillojnë një tjetër protestë në Lushnje.

Login to post comments