Alizoti rrëfen tmerrin e Spaçit: Dëgjova një ulërimë njeriu, si e takoja babanë

Hënë, 19 February 2024 10:41
Deputeti Tomor Alizoti, në një intervistë për emisionin “Interview” , rrëfeu jetën e tij.
 

Ai u kthye në kohën e komunizmit, ku i ati ishte në kampin e përqendrimit në Spaç. 

 

Alizoti tha se kampi ishte i tmerrshëm ndërsa tregoi dhe peripecitë për të takuar të atin dhe makthet që përjetonte sa herë që shkonte atje.

“Spaçi ishte një kamp përqendrimi i tmerrshëm. Mbaj mend kur unë dhe ime më dhe një nga hallat, dëgjojmë një ulërimë të tmerrshme që ushtonte mali. Komunistët ishin të kujdesshëm. Del im atë, dhe thotë ça ka. I thonë se i kanë rënë hekurat. Gjatë takimeve kishte një polic. Ishte hekuri, i burgosuri, familjari dhe familja ishte nga ana tjetër. Unë e takova babanë por në fillim nuk e përqafoja, vetëm e shihja”-tha ai.

Login to post comments