Në një dalje për mediat ai u shpreh se mazhoranca duhet të heqë dorë nga kontrolli i të gjitha institucioneve, ndërsa shtoi se është e paprecedentë që deputetët të uditojnë cështje konkrete brenda KLSH apo të ndërhyjnë në këtë institucion.
“Dua të shpreh shqetësimin për një tentativë të mazhorancës për krijimin e një nënkomisioni për auditim kombëtar që synon të marrë nën kontroll KLSH. Mazhoranca të heqë dorë nga kontrolli ndaj institucioneve.
KLSH raporton në Kuvend por e precedentë që deputetët me nënkomision të auditojnë çështje konkrete brenda KLSH apo të ndërhyjnë në këtë institucion”, tha ai.