Gazetarja e kësaj agjencie, Sophie Wagner shkruan se ‘Akuzat për korrupsion ndaj kryeministrit Rama po tronditin Shqipërinë’.
“Në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, mijëra dolën në rrugë për të protestuar kundër kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për shkak të akuzave për korrupsion.
Protestuesit, kryesisht mbështetës të Partisë Demokratike të opozitës, po bëjnë thirrje për dorëheqjen e tij të menjëhershme”.
“Protesta zgjati rreth dy orë, siç raporton një gazetar nga agjencia e lajmeve AFP. Ndërkohë Rama ndodhej në Turqi për një vizitë zyrtare”.
“kryetari i PD dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie që prej muajit dhjetor, iu drejtua protestuesve përmes video-lidhjes.
“Sot filluam luftën tonë për t’i dhënë fund diktaturës së Edi Ramës, i cili është një rrezik real,” tha Berisha. Ai akuzoi Ramën për sulm politik ndaj familjes së tij dhe për korrupsion.
Nga fundi, protesta u kthye e dhunshme, siç raporton AFP. Disa pjesëmarrës hodhën kokteje molotovi dhe gurë drejt selisë së qeverisë, rreth të cilës policia kishte ngritur një kordon sigurie. Nuk pati dëme apo të lënduar”, thekson agjencia.