Çfarë e mundon Edi Ramën? Të pathënat e asamblesë së PS-së

E Enjte, 22 February 2024 12:19
“Asambleja e sotme ishte fotokopje e asaj te Xibraku…” Kështu tregoi për Lapsi.al një socialist që mori pjesë në takimin e sotëm online. I çuditur po aq shumë sa kushdo tjetër që dëgjoi për mbledhjen e thirrur me nxitim nga Edi Rama, ai foli për përsëritje të mesazheve e porosive që Rama la dy javë më parë.
 

Atëhere pyetja që me të drejtë shtrohet në këtë rast është kjo: Çfarë i duhej Edi Ramës një asamble tjetër 10 ditë më pas? Gjithçka ngjan të jetë një lëvizje e sforcuar propagandistike një ditë pas protestës së opozitës, ku dukshëm kishte një pjesëmarrje të gjerë në shesh. 

 

Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar pasi kishte përfunduar protesta e opozitës dhe darka e Ramës me Erdogan në Ankara, në grupet në WhatsApp të socialistëve mbërriti njoftimi i beftë për asamblenë e ditës së sotme bashkë me linkun për pjesëmarrje online. Të pranishëm fizikisht në selinë e PS ishin vetëm drejtuesit politikë të qarqeve dhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Për t’i dhënë më shumë kuptim dhe paketim si gjoja takim i rëndësishëm, Rama detyroi edhe njëherë drejtuesit e qarqeve të raportonin nga fillimi për gjendjen e partisë në zonat e tyre, për organizatat socialiste, për anëtarësimet e reja dhe zgjedhjet e brendshme.

Më pas doli vetë në selinë e PS para gazetarëve, jo rastësisht në orën 19:00 kur nisin edicionet informative të mbrëmjes, për të zaptuar gjithë ekranet me gjoja ngjarjen e madhe që po ndodhte në selinë rozë. Me zellin për t’i shërbyer pushtetit të tij, mediat i bënë pikërisht jehonën që Rama donte edhe pse në takimin e sotëm s’kishte as lajm, as ngjarje me rëndësi, asnjë element për t’u evidentuar.

Asambleja e sajuar sot me shpejtësi si fotokopje e shëmtuar e asaj të 11 shkurtit te Xibraku tregon për të disatën herë atë që e kemi thënë e stërthënë me mijëra herë përgjatë kësaj dekade, se Partia Socialiste është shndërruar në një ndërmarrje private të Edi Ramës dhe oborrit të tij. Është një parti që nuk përfaqëson më as vlerat e së majtës e ku s’ka ngelur më asnjë grimcë demokracie e brendshme.

I zënë disi ngushtë nga protesta e opozitës, Edi Ramës i duhej me patjetër një ngjarje e re politike për t’i treguar opinionit publik se edhe ai është i mobilizuar, i duhej kjo shfaqje me asamble socialiste për të sfumuar disi jehonën e protestës së mbrëmshme në bulevard.

Dhe si në çdo rast që kopja është më e shëmtuar se origjinali, edhe asambleja e sotme pas darkës me Erdoganin në Ankara, ishte më e shëmtuar se ajo që pamë te Xibraku 10 ditë më parë, ku socialistët hynin e dilnin kokëulur duke pritur me veshët hapur çdo të thoshte Edi Rama për akuzat e rënda të Arben Ahmetajt. Pa folur ai i pari, nuk guxon dot njeri në PS as të mendojë me kokën e vet e jo më të shprehet publikisht.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...