‘Shuplaka’ e zyrtarëve të BE-së: Keni një muaj kohë për të marrë fondet tona

E Enjte, 29 February 2024 11:02

Komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhely deklaroi se Plani i Rritjes është ambicioz.

Nga samiti BE-Ballkani Perëndimor tha se ka ngelur dhe gjysma e kohës për të vënë në zbatim këtë plan, ndërsa shtoi se BE duhet të ofrojë të gjitha përfitimet për vendet që do të bëhen anëtarë të Bashkimit Europian. 

 

Kurse Drejtori i Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Gert Jan Koopman, ishte edhe më konkret. Ai tha se duhet ritëm i lartë pune në mënyrë që të përfitohet nga fondet e BE-së.

Ai u shpreh se ka mbetur vetëm një muaj kohë për mbylljen e axhendës së reformave.

“Së pari prania e udhëheqësve këtu është dëshmi për angazhimin tuaj. Por nuk bëhet fjalë vetëm për udhëheqësit, por edhe institucionet duhet të bëjnë punët e tyre.

Disa nga nismat duhet të jenë tërësisht funksionale. Ritmi është i lartë, por na ka mbetur vetëm një muaj për të mbyllur agjendën e reformave.

Cilësia e ligjeve që duhet të miratoni duhet të jetë e lartë. Na keni krah jush, por ritmi duhet i lartë që fondet të hyjnë në maj para pushimit të verës,” tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...