Rama vendos Gonxhen nga pas dhe kërkon fonde nga Bashkimi Europian

E Enjte, 29 February 2024 11:08

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën hapëse në samitin mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.

Nga pas këtë herë nuk ishte Aleks Soros, por superministri i tij, Blendi Gonxhe. 

 

Ky i fundit është akuzuar vazhdimisht nga opozita shqiptare si figurë simbol e korrupsionit në vend.

Ndërkohë Rama përpara të pranishmëve vazhdoi të kërkojë ndihma nga Bashkimi Europian. 

“BE është tani më e gatshme të na ndihmojë të në bëjë pjesë të konstelacionit të saj. Nuk duhet të humbasim këtë dritare mundësie,” tha Rama.

“Në planin e ri të rritjes, është e qartë ose duhet të marrim hapat e nevojshme për të ecur para, ose të dështojmë për të zënë një vend për t’u ulur në tryezën e BE. Ekonomitë tona nuk mund të lulëzojnë duke penguar lëvizjen e lirë. Ose bëjmë paqe për të punuar për begatinë tonë, ose e kundërta na pengon,” shtoi Rama.

Kujtojmë se zyrtari i Edi Ramës që duhej të merrej me agjencinë që menaxhon ndihmat e huaja, aktualisht është nën hetim nga SPAK për abuzim me këto ndihma. Bëhet fjalë për Ilir Beqajn.

Po ashtu, qeveria e Ramës është nën hetim nga autoritetet në Bruksel për abuzime me ndihmën e dhënë nga BE për fermerët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...