Shtyhet sërish seanca për revokimin e masës së sigurisë për liderin e opozitës, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.
Avokatët kërkuan kohë të njihen me informacionin dymujor të depozituar nga ana e SPAK në gjykatë në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.
Ndërkohë ata insistuan sërish në përjashtimin e gjyqtares me tre mbiemra, Irena Gjoka Maneku Shpata.
Seanca e radhës për këtë proces politik do mbahet në datën 12 marrs, ora 15:00.
Kujtojmë se lideri i opozitës mbahet në arrest shtëpie pa asnjë fakt, provë, dokument apo akuzë konkrete ndaj tij.