Kryetari i opozitës shqiptare, Sali Berisha, postoi një mesazh në median sociale me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
POSTIMI I PLOTË
Gëzuar 8 Marsin!
Të dashur miq, sot është festa grave, motrave, vajzave shqiptare, më të dashurave, më të mirave, më fisnikeve të familjeve, shoqerisë dhe kombit tonë.
Sot është dita e atyre që me dashurinë e tyre magjepsëse, mençurinë, karakterin fisnik, sakrificën, dhimbjet, lotët dhe mundimin e tyre ndërtuan mrekullinë më të madhe të njeriut dhe njerëzimit: Familjen!
Një nderim të madh le të shprehim ne sot për gratë, nënat, motrat, vajzat tona për gjithçka ato kanë bërë për ne, për familjet, shoqërinë dhe kombin tonë.
Ky 8 mars e gjen gruan, nënën, motrën, vajzën shqiptare më të pasigurtë, më të brengosur dhe më të skajuar se asnjëherë më parë. Le të zotohemi sot dhe një herë se ne do bëjmë gjithçka kemi në dorë për të shembur çdo ditë e më shumë murin e patriarkisë, murin me të lashtë, më i shëmtuar, më i lartë i dhunës, diskriminimit, shtypjes, padrejtësive më të madh të burrit ndaj gruas. Le të zotohemi ne se do të bëjmë çdo gjë për të përmbysur narkoregjimin e Edi Ramës që me drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve, me agresionin ideologjik kundër ligjeve të natyrës për gjininë njerëzore, përzënien e shqiptarëve nga trojet e tyre është dëshmuar si regjimi më shkatërrimtar i gruas, nënës, motrës, vajzës, familjes shqiptare.
Gëzuar të gjitha nënave, grave, motrave dhe vajzave tona 8 Marsin!