Kreu i PD: Prokurimet e hapura të Sali Berishës kanë transformuar Shqipërinë. Kurse ti i bën pa garë

Hënë, 18 Mars 2024 11:28

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te qeverisja, 2005-2013, duke vlerësuar se prokurimet publike gjatë kohës së tij, kanë transformuar Shqipërinë.

‘Kurse ti i bën në errësirë, pa garë në kundërshtim me ligjin’, iu referuar Berisha, prokurimeve të bëra nga kryeministri Edi Rama gjatë qeverisjes së tij.

 

Berisha: Do të vij pak te vendimet.

Ta dinë shqiptarët se në 8 vite Sali Berisha ka firmosur 7500 vendime, ligje të Këshillit të Ministrave dhe urdhra të kryeministrit.

Nxirri të gjitha një e nga një dhe i ke nxjerrë se me ato larot e tu, vite e vite nuk ke bërë gjë tjetër veç duke i kontrolluar ato.

Edi Rama me larot e tu në Skap, ke quajtur shkelje ligjin apo vendimin e rikthimit në përdorim të bonove të privatizimit, të cilat çdo qeveri, në çdo vend që i prodhon i ripërtërin përdorimin e tyre në mënyrë periodike siç bëri javën e kaluar, organizata kriminale e Edi Ramës.

Edi Rama ai vendim i vitit 2009 u mor 1 muaj pasi familja Begeja kishte paguar mbi 90% të të gjithë detyrimeve që kishte për parablerjen e objekteve i kishte paguar në lekë.

Mbetja ishte për dhëndërrin e Sali Berishës, gjithsej 64 euro letra me vlerë.

Edi Rama ti ke firmosur për ti dhënë kompanisë tënde dhe të Erion Veliajt 8 pikë, një vit para se ta regjistronit në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Dhe çmimi është i tmerrshëm., qindra milionë.

Edi Rama, Sali Berisha ka firmosur me dhjetëra e qindra prokurime, por asnjë, asnjëherë pa garë të hapur, por vetëm me garë të hapur.

Ato prokurime me garë të hapur kanë transformuar Shqipërinë nga Hani i Hotit në Gjirokastër, autostrada, superstrada, Rruga e Kombit.

Ato prokurime me garë të hapur kanë bërë të mundur ndërtimin gjer tani të mbi 100 HEC-eve që prodhojnë 60% të energjisë në Shqipëri.

Që të gjitha me garë të hapur, me pjesëmarrjen e kompanive më të mëdha.

Kurse ti në errësirë, pa garë në kundërshtim me ligjin, hajdut i shpifur si ti, nuk ekziston ndonjëherë.

Edi Rama ke tmerr nga Sali Berisha, sepse kur kthen kokën mbrapa shikon se ke lënë kudo, krim, vjedhje, vjedhje, krim.

Kurse Sali Berisha, shikon autostradat, Shqipërinë në NATO, shikon TAP, projektin e shekullit, kaskadën e Devollit.

Rikujton qytetarët me rroga të dyfishuara dhe më shumë, investimet publike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...