‘30% pronar’/ Berisha- Ramës: Me firmën tënde, u ke dhënë narkotrafikantëve Gjoka e kompani, 6 mln m2 tokë

Hënë, 18 Mars 2024 11:29

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka vijuar me akuzat ndaj Edi Ramës, duke denoncuar se me firmën e tij u ka dhënë narkotrafikantëve Gjoka e kompani, 6 milionë metër katror tokë publike dhe private.

Sipas Berishës, vetë Rama është 30% pronar i këtyre pronave që ja ka dhënë me firmën personale personave të tretë. 

 

Berisha: Ja sepse me larot e tij të organizatës kriminale skapi i partisë dhe gjykatës të korruptuar, pa dinjitet, delikuent ka urdhëruar mbajtjen në arrest shtëpie të kundërshtarit politik.

Mbajtjen në arrest shtëpie të Jamarbër Malltezit që ka marrë me të gjitha procedurat ligjore 410 metër tokë të paraardhësve të tij, të pushkatuar nga regjimi komunist.

Kurse ti Edi Rama nga kjo tokë për Bolinën tënd, me 4 vendime me firmën tënde, ke grabitur 1500 metër katror.

Ti Edi Rama me firmën tënde, u ke dhënë investitorëve, narkotrafikantëve Gjoka e kompani, jo 1 mijë, jo 100 mijë, jo 1 milionë, por 6 milionë metër katrorë tokë publike dhe private.

Flitesh gjerësisht se je të paktën 30% pronar.

Hajde pra njëherë, hajde dhe shtrohemi, mos përdor laro Dumanër dhe surretër të tjerë, mos përdor Gjoka e kompani, dil në shesh të burrave, dil në dritën e diellit të të shohin se çfarë kalbësire je.

Miqtë e mi!

Kjo betejë nuk ndalet gjer në krijimin e qeverisë teknike, gjer në fitoren e Partisë Demokratike.

Çdo ditë që kalon, fitorja bëhet më e afërt, çdo ditë që kalon tmerri i Edi Ramës bëhet më i madh.

Edi Rama nuk ka të ardhme.

Fitore, fitore, fitore.

Modifikuar më Hënë, 18 Mars 2024 11:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...