Balliu: Rama e mbron Xhaçkën me fanatizëm pasi di shumë për Armand Josifin, partnerin vëllait në biznes

E mërkurë, 27 Mars 2024 18:35

I ftuar në SYRI TV me moderatorin Arnold Karriqi, shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu ka komentuar arrestimin e ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro, duke u përdorur si varkë shpëtimi për ish-ministren Olta Xhaçka.  

Sipas Balliut, drejtësia në Shqipëri nuk ka asnjë standard por po mban në pushtet Edi Ramën. 

 

Balliu theksoi se Artan Gaçi dhe Xhaçka duhet të ishin në burg, por ish-ministren e mbron Edi Rama pasi ajo di shumë për Armand Josifin që është partneri i vëllait të kryeministrit në biznese.

Balliu: Nuk është çështja vetëm për Xhaçkën, do vij një moment që për të shpëtuar kokën e vetë, Rama do të përdorë edhe Xhaçkën si një varkë. Kjo është një drejtësi pa standard fare. Kjo është një drejtësi në funksionin për të mbajtur në pushtet Ramën, ky është qëllimi i kësaj drejtësie.

Këta arrestojnë Goron se ka vjedhur Xhaçka pronën në Himarë, këta arrestojnë Goron meqënëse Rama ka emëruar me votën e gruas së Gaçit, Gaçin investitor strategjik. Meqënëse ky është standardi i kësaj drejtësie pse nuk arrestojnë Ramën që ka ndërruar pronën për Karlo Bolinon, meqënëse është ky standardi?

Në fakt nuk ka standard, por këtu është të bëjmë ç’të mundemi që të mbajmë Ramën në pushtet.

Rama e ka këtë drejtësi një nga organizatat e pushtetit të vetë. E përdor atë për të qëndruar aty ku është dhe për të vjedhur dhe për të varfëruar qytetarët çdo ditë. U vjedh qytetarëve pronën, u vjedh ujin u vjedh gjithçka, u vjedh edhe të ardhmen dhe justifikimi që ai ka janë Bllako, Goro ndonjë peshk tjetër.

Karriqi: Faji është individual ka thënë gjithmonë kryeministri...

Balliu: Individual është po këtu individuali është Rama se këta pa Ramën nuk martohen dot jo më të vjedhin para pa Ramën.

Artan Gaçi dhe Xhaçka duhet të ishin në burg. Kushteta thotë që Xhaçkës duhet ti hiqet mandati, këta shkelin ligjin kushtetutën nuk ia heqin mandatin. Kapet Armand Josifi me vjedhje miliarda euro kjo e mban këshilltarë, ata nuk e pyesin Oltën për këtë, drejtësia nuk e pyet, por ajo shpëton sërish.

Voton në shkelje të ligjit, në kabinetin që ajo bënte pjesë, si investitor strategjik burrin e vetë, prap Oltën nuk e gjen gjë, tani vidhet prona ndryshohet prona pët t’ja dhuruar Gaçit të Oltës, prap Oltën nuk e gjen gjë.

Pse e mbron me kaq fanatizëm Ramën Oltën dhe pse është gati të bëjë gjithçka për ta mbajtur mirë me Oltën? Sepse Olta di shumë për Armand Josifin që është partneri i vëllait të Edi Ramës në biznese. Çështjet këtu janë të ndërlidhura pasi këtu janë nga krimi në krim.

Modifikuar më E mërkurë, 27 Mars 2024 18:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...