Gjekmarkaj: Berisha i vetmi politikan në Europë që mbahet në arrest pa akuzë. Qeveri teknike para zgjedhjeve

E Enjte, 28 Mars 2024 17:41

Nënkryetari i PD-së, deputeti Agron Gjekmarkaj, shprehet se çështja e vulës dhe logos së PD po mbahet peng nga gjykata. Ai tha se Gjykata duhet të jepte vendimin prej kohësh pasi kjo situatë favorizon vetëm mazhorancën.

Sa i përket aksionit disa mujor të opozitës, Gjekmarkaj tha se ai përfundoi me zgjidhjen e kërkesave të pakicës parlamentare si edhe me njohjen e “opozitës së vërtetë” nga aleatët ndërkombëtarë. 

 

Ai komentoi edhe arrestin në shtëpi të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke thënë se ai është i vetmi politikan në Evropë sot që mbahet nën arrest pa akuzë dhe pa dënim.

“Sali Berisha është sot i vetmi politikan në arrest shtëpie pa akuzë dhe pa dënim. Secili mund t’i bëjë pyetje vetes si mund të konsiderohet arrestimi i tij, kur Kushtetua e mbron deputetin nga çdo vendim gjykatash pa miratim Kuvendi. Kjo ndodhi me Berishën dhe Kuvendi certifikoi atë që gjykata bëri gabim. Berisha është kryetari i PD, ne jemi bashkuar me diversitet, ku na bashkon historia e PD”, tha ai.

Duke u ndalur te komisionet parlamentare hetimore, Gjekmarkaj theksoi se opozita është vendosur aty për të bërë transparencë për aferat që do të hetohen dhe se nga pikëpamja morale ajo do të jetë një betejë e fituar për opozitën.

“Komisionet hetimore do të bëjnë transparencë, opozita është aty për të bërë transparencë për 200 milionë eurot e Sterilizimit dhe dritëhijeve të tjera. Nëse Parlamenti nuk e voton raportin, në fund dilet me dy raporte dhe është çështje vullneti e mazhorancës për të ruajtur eksponentët e saj. Beteja e opozitës do të jetë e fortë dhe nga pikëpamja morale do jetë betejë e fituar”, u shpreh Gjekmarkaj.

Sa i takon Reformës Zgjedhore, nga studio e Neës24, Gjekmarkaj tha se duhet që ajo të reflektojë gjithë vërejtjet e OSBE/ ODIHR përgjatë viteve ndërsa nënvizoi se ka shumë rëndësi krijimi i një qeverie teknike para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, gjë që sipas tij do të arrihet duke nxitur shoqërinë të ushtrojë presion dhe me mirëkuptimin e faktorit ndërkombëtar.

“PD duhet të punojë për të futur në Kushtetutë qeverinë teknike para zgjedhjeve, ku besimi mes palëve është masakruar pas përdorimit të krimit për të mundur opozitën. Shqipëria e ka jetike këtë. Nuk do ta arrijmë me luftë, por do kontribuojmë që shoqëria të bëjë presion dhe të kërkojmë kuptim nga aleatët ndërkombëtare për të arritur një qeveri teknike, jo vetëm për këto zgjedhje, por në fundin e çdo mandati”, u shpreh ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...