Veliaj 'shet' drejtorët/ Mediat e sponsorizuara prej tij: Janë ish-drejtorë

Premte, 29 Mars 2024 11:42

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka ndjekur rrugën e shefit të tij, Rama, duke “shitur” drejtorët e tij, të arrestuar me urdhër të SPAK-ut për dosjen “5 D” – “5 Drejtorët”.

Drejtorët e arrestuar janë Redjan Molla dhe Mariglen Qato, ndërsa urdhër-arrest për këtë dosje u lëshua edhe për Taulant Tushen, i cili ndodhet prapa hekurave që në dhjetor të 2023-shit për aferën me inceneratorin e Tiranës. 

 

Por këto drejtorë u lanë të vetëm në llucin e korrupsionit nga Erion Veliaj, i cili deri dje i ka pasur njerëz besnikë, ushtarë kryesorë elektoralë, që i bënin fushatën.

Mediat pranë Veliajt, siç janë ato të Carlo Bollinos, raportuan se Molla, Qato dhe Tushe nuk janë më drejtorë të bashkisë së Tiranës. Pak a shumë, njëlloj si Edi Rama që akuzoi ish besnikët e tij se kanë ngrënë dardha pas krahëve të tij, këtë gjë po ndjek edhe delfini i tij në bashki, i cili porosit mediat që t'i thërrasin bashkëpunëtorët e tij të ngushtë si 'ish'-a'.

Bollino në raportimet e tij, si në Report Tv, edhe te Shqiptarja.com i quante ushtarët e Veliajt ish-drejtorë.

Kështu, Bollino po tentonte që të hiqte barrën e korrupsionit nga supet e Veliajt, i cili kishte “shitur” drejtorët e tij, të cilët ia dorëzoi SPAK-ut për të shpëtuar veten.

Nga një kërkim i thjeshtë në QKB, ai rezulton administrator dhe anëtar i këshillit mbikëqyrës te “Tirana DC”, shoqëria aksionere e Bashkisë Tiranë.

Image

Pra, Mariglen Qato ishte në detyrë. I vetmi person që nuk qe në detyrë ishte Redi Molla, i cili ka mbajtur postin e drejtorit të Ujësjellësit të Tiranës.

Nga ana tjetër, Taulant Tusha, i cili ndodhet pas hekurave për shkak të hetimeve për inceneratorin e Tiranës, ka qenë në detyrë në momentin e arrestimit si drejtor në bashki.

Pra, të gjitha çka thonë mediat e Veliajt janë mashtrime, dy nga personat e arrestuar janë në detyrë, ndërkohë që janë dhe dy drejtorë të tjerë, të cilët ndodhen nën hetim, por kuptohet se SPAK ka dosje voluminoze, ende nuk janë mbyllur.

ImageImageImageImageImage

Veliaj e di mjaft mirë se nuk mund të shpallë ish-drejtorë dhe ish-punonjës të gjithë bashkinë e Tiranës dhe t’i quajë ish-a.

Në fakt, Mariglen Qato ishte në detyrë, është arrestuar në detyrë, Taulant Tusha është arrestuar sërish në detyrë. I vetmi ish-drejtor është Redjan Molla.

Login to post comments