Shehu: Kuvendi i Shqiperise po i sherben Serbise e Rusise!

Premte, 29 Mars 2024 11:45

Nga Tritan Shehu:


Kuvendi i Shqiperise po i sherben Serbise e Rusise!
Zj. Nikolla ju duhet ta ndaloni kete turp!
Leter e hapur drejtuar Kryetares se Kuvendit!

Prej dy vitesh Rama e kjo maxhorance kane bllokuar kalimin ne Kuvend te Mocionit per njohjen e denimin e Genocidit serb ne Kosove, me kerkese qe Qeveria jone te asistoje ate te Kosves, prane gjykatave nderkombetare ne kete kontekst.
Kuvendi i yne keshtu behet pengese edhe per njohjen nderkombetare te atij Genocidi!
Sic e kishim paralajmeruar, kjo po behet gjithmone e me shume imperative.
Mbreme perseri Rusia u perpoq te fuste ne rendin e dites se KS te OKB kerkesen per te ri analizuar bombardimet e NATO mbi ish Jugosllavine me 1999 e denimin e tyre.
Keto bombardime e me tej futja e forcave te NATO ne Kosove, u realizuian pikerisht per te ndaluar Genocidin e Pastrimin etnik serb aty.
KS e hodhi poshte kete kerkese te Rusise, te mbeshtetur nga jashte prej Serbise.
Duke i qendruar argumentave mbi Genocidin…por skenaret do te vazhdojne!
Ndersa Kuvendi i Shqiperise po fshihet si “struci” perpara te vertetes historike e interesave tona kombetare.
Keshtu me veprimet e mos veprimet Parlamenti yne qendron ne anen e Rusise e Serbise, u jep argumenta atyre per te deformuar te verteten e akuzuar NATO.
Ne po ndihmojme ne ate qe synon Rusia e Serbia, kthimin e agresoreve ne viktima.
Te shpetimtareve ne agresore.
Kete kerkon e Vucic kur deklaron:
“Do te bejme te gjitha perpjekjet, qe Parlamentet e vendeve miq te mos njohin ate genocid serb”.
Dhe Kuvendi i yne per turpin e tij e ndjek pa dinjitet kete “urdher” te Vucic.
Zj. Nikolla, ju duhet ta fusni ne rendin e dites prej javes se ardheshme kete debat, qe se paku te shpetohet cfare mund te shpetohet prej nderit e prestigjit te Kuvendit tone.
Deputeti
Tritan Shehu
Tirane me 29 Mars 2024

Login to post comments