Banorët largojnë Vangjel Tavon nga mbledhja në Bashkinë Himarë, e pështyjnë në fytyrë

Premte, 29 Mars 2024 11:49

Tensionet kanë përfshirë mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, nga ku do të zgjidhet kryetari i komanduar, pas arrestimit të kryetarit në detyrë Jorgo Goro.

Qytetarë të shumtë kanë hyrë në ambientet e brendshme të bashkisë, duke kërkuar të largohen nga mbledhja Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi.

 

Nga pamjet e siguruara nga SYRI, dallohen qytetarët të cilët kanë përzënë Tavon nga mbledhja duke e përshtyrë në fytyrë. 

Vangjel Tavo, u prit me ofendime nga qytetarët e pranishëm në sallë.

Këshilli i Bashkisë së Himarës përbëhet nga 21 anëtarë, 9 nga PS, 7 nga PD, ndërsa 5 anetarë të tjerë nga parti të vogla.

Login to post comments