Korrupsioni në Bashkinë e Tiranës nuk ka të ndalur, zbulohen edhe dy drejtorë të tjerë të Veliaj të përfshirë në afera

Premte, 29 Mars 2024 11:52

Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese, por edhe shfletimin e shumë materialeve, pra, dokumentacioneve të siguruara nga Bashkia e Tiranës, kanë mbledhur informacione se edhe dy drejtorët të tjerë të Erion Veliajt janë të përfshirë në aferat e Bashkisë së Tiranës.

I pari quhet Elvin Tivari, ky person është kallëzuar në dosjen "5D" të Belind Këlliçit, por ai nuk është arrestuar dje me grupin e parë. Hetimet vazhdojnë, roli i Tivarit, sipas akuzës së ngritur në kallëzimin e bërë nga Belind Këlliçi, shkon deri në ortakëri me biznese, pronësi hotelesh, për të cilat thuhet se kanë ndërtuar drejtorët e Veliajt.

Në kallëzimin e dorëzuar në SPAK, mbi të cilin është ngritur hetimi, por sipas burimeve zyrtare të Strukturës së Posaçme Hetimore, hetimet për drejtorët e Veliajt, kanë filluar kryesisht, më pas kallëzim nga Belind Këlliçi me materiale voluminoze që janë mbledhur rrugës.  

 

Ekspertët e opozitës kanë mundur të sigurojnë materiale dhe të dhëna konfidenciale për një tjetër drejtor të rëndësishëm të kryebashkiakut Veliaj. Ai quhet Elton Kacidhja.

Ky i fundit nuk ka qenë për momentin aq i rëndësishëm sa Tusha, Qato, Redi Molla apo Elvin Tivari, shtabi elektoral i Veliajt dhe njerëzit kryesorë të tij, por rolin kryesor e ka marrë kohë më vonë, pasi fillimisht ka qenë një lloj "kamerieri".

Roli i Kacidhjes ka qenë pak a shumë si i Klodian Zotos në çështjen e inceneratorëve, por sipas ekspertëve të opozitës, tashmë ai është një nga personat më të rëndësishëm në krah të kryebashkiakut Veliaj, e një nga njerëzit e tij të angazhuar fort në politikë, në fushatë elektorale, por edhe në menaxhimin e institucioneve të bashkisë ku shpërndahen miliona euro, struktura te të cilat ka dyshime për korrupsion.

Ditët në vijim pritet të ketë të tjera kallëzime penale nga ekspertët e opozitës.

Login to post comments