Berisha: Mediat e mëdha censuruan dosjen e Ramës, gazetarë mos u bëni instrumente të mashtrimit

Saturday, 30 Mars 2024 00:37

Lideri i opozitës Sali Berisha iu drejtua me një apel gazetarëve që të mos bëhen instrumente të mashtrimit, ndërsa theksoi se mediat e mëdha censuruan dosjen Rama të Xibrakës.

Berisha tha e Kryehajdutit të Bashkisë nuk i hyri ferrë në këmbë, sepse kryehajdutit të qeverisë nuk i ndodh asgjë. 

 

“Një propagandë e tmerrshme ju sulmon ju çdo ditë.

Ju sulmon me gënjeshtra, me shpifje, me manipulime të paimagjinueshme.

Sot burimi më i fuqishëm i të vërtetës jeni ju, njerëz të lirë me parlamentin tuaj të lirisë.

Ju e patë, dje denoncimin me dosje hetuesie të Edi Ramës.       

Mediat e mëdha e censuruan plotësisht lajmin”, tha Berisha

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës

Dje, u arrestuan një bandë hajdutësh në bashki.

Kryehajdutin e bashkisë nuk i hyri ferra në këmbë.

Po pse thoni ju?

Sepse kryehajdutit të qeverisë nuk u ndodh asgjë.

Sepse vërtet vjedhin Erion Veliaj me drejtorët, por vjedh edhe më shumë Edi Rama me rrethin e tij familjar, që fiton qindra e qindra tendera.

Vjedh edhe më shumë Edi Rama me ministrat e tij, që shpërdorojnë dhe vjedhin miliarda euro.

Atëherë kush mbetet të vendosë fatin e shqiptarëve, fatin e Shqipërisë?

Qytetarët shqiptarë, ata dhe vetëm ata duhet të marrin Shqipërinë në dorë.

Të dashur qytetarë, e gjithë qeverisja e Edi Ramës bazohet në vjedhjen dhe mashtrimin.

Një propagandë e tmerrshme ju sulmon ju çdo ditë.

Ju sulmon me gënjeshtra, me shpifje, me manipulime të paimagjinueshme.

Sot burimi më i fuqishëm i të vërtetës jeni ju, njerëz të lirë me parlamentin tuaj të lirisë.

Ju e patë, dje denoncimin me dosje hetuesie të Edi Ramës.       

Mediat e mëdha e censuruan plotësisht lajmin.

Kurse mbrëmë në debat, në mënyrë më të padenjë, më të padenjë, avoketërit, vullnetarë apo të detyruar të Edi Ramës, bënin çdo gjë që të përbaltnin dokumentet zyrtare, faktet zyrtare.

Bënin çdo gjë që të me çjerrjet e tyre, me zhurmën e tyre, me trillimet e tyre, të tentonin të mbulonin të vërtetat se personi i panjohur ishte Olsi Rama.

Se personi i panjohur ishte ndër më kryesorët e grupit të Xibrakës.

U shpërblyen apo nuk u shpërblyen ata, por problemi është se ata u lënduan ju, kohën tuaj, pavarësisht se shitën veten e tyre para jush.

U bëj thirrje gazetarëve, mos u bëni instrumente të mashtrimit dhe dezinformimit.

Qëndroni me dinjitet në profesionin tuaj fisnik të një rëndësie jetike për vendin.

Mos u shndërroni në mercenarë.

Çfarë mund t’i thoja mbrëmë unë, përveçse Baton Rama, Baton Haxhisë?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...