Berisha: Sot klani Rama përfaqëson klanin më mafioz të Europës, sepse ka pushtetin e një kryeministri

Saturday, 30 Mars 2024 00:39

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në protestën që po mbahen kundër arrestimit të tij është shprehur se nuk ka kryeministër kund në Europë që të jetë dokumentuar se vëllai i tij ka bërë 18 udhëtime me makinën kryesore të grupit të trafikantëve.

Pjese nga fjala e kreut te PD-se, Sali Berisha: 

A ka kryeministër kund në Europë që të jetë dokumentuar se vëllai i tij ka bërë 18 udhëtime me makinën kryesore të grupit të trafikantëve.
 

Se vëllai i tij ka marrë pjesë në të gjitha mbledhjet.

Se vëllai i tij, në përgjimin dhe përndjekjen policore regjistrohet si person i paidentifikuar.

Dhe ai të mos thirret njëherë në prokurori.

Dhe dosja e tij të fshihet në arkivat e prokurorisë.

Çfarë mbetet këtu?

Mbetet drejtësia? Ajo nuk ekziston.

Mbetet drejtësia qytetare.

Mbetet verdikti qytetar. Shpëtimi i Shqipërisë!

Mbetet që Edi Rama të shkojë tek trafikantët e tjerë bashkë me vëllain e tij.

A e dini ju miq që grupi tjetër i Xibrakës është sot i tëri i lirë?

Bënë pak kohë burg.

A e dini ju se prokurorët e Edi Ramës, në një akt flagrant antiligjor, nuk apeluan, nuk bënë rekurs vendimit të Gjykatës së Apelit, nga frika se ndonjëri prej tyre po tregonte se në komandë ishte Olsi dhe drejtohej direkt nga Rama.

A do durojmë ne më shumë këtë?

A do pranojmë ne pushtetin e një trafikanti, një krimineli, një klani mafioz?

Sot Edi Rama përfaqëson, klani Rama përfaqëson klanin më mafioz të Europës, sepse ka pushtetin e një kryeministri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...