Genc Pollo: Një arsye më shumë për të premten

E Enjte, 04 Prill 2024 15:22

Nga Genc Pollo:

“Skandalet ndodhin, nuk ke cfarë u bën. E rëndësishme është si reagohet ndaj tyre.” është një shprehje amerikane të cilën e përsërisnin lektorët nga ShBA gjatë seminareve antikorrupsion në Europën ish-komuniste. E thënë ndryshe inkompetencë, abuzim e korrupsion do të ketë përherë në shtet. Kur këto raste zbulohen atëhere kemi skandale. Në këtë moment duhet reagimi. Për të kapurin me presh në duar mbetet që publikisht të pretendojnë pafajësi, ose të pranojnë fajin apo përgjegjësinë. Pastaj mund të vazhdojë si më parë ose të japë dorëheqjen (apo konfirmojnë mos rikandidimin). E kështu me radhë. Po kështu veprojnë instancat eprore: ose i japin sërish besim, ose i kërkojnë shpjegime, ose i kërkojnë (më pas) dorëheqjen, ose (kur është nevoja) e shkarkojnë nga ofiqi.

Në këtë sens të gjithë prisnin e reagimin e Erion Veliajt; pas disa ditësh ai tha: “Unë uroj që (drejtorët) të provojnë pafajësinë e tyre, dëshiroj me gjithë zemër të besoj deri në fund në pafajësinë e të gjithë bashkëpunëtorëve të mij”  Pastaj vazhdoi me fjali të lodhura se mbi arritjet e shkuara e të ardhshme dhe me premtime se krahas auditit  do të krijonte një mekanizëm për konfliktin e interesit; pastaj ai lëshon edhe fjalinë e pataksur “Ky është një vend që nuk t’a fal kollaj suksesin!”

Asnjë fjalë për marrjen e përgjegjësisë personale; per moskontrollin, për injorimin e denocimeve konkrete e të detajuara muaj më parë për gjithçka provoi hetimi penal; për ndjekjen gjyqësore të denoncuesve që Veliaj e  njoftoi sapo ata hapën gojën.

Edhe pse faktet që publiku lexoi në aktin gjykatës për arrestimin e drejtorëve dukeshin 100% si shpallje fajtorë Veliaj uron dhe dëshëron pafajsinë e tyre. As zhgënjim, as qortim, as distancim e as dënim siç e lyp modeli “mi hëngrën frutat pas shpine”.

Analistë të ndryshëm kanë vënë në pah me të drejtë se rasti i drejtorëve të bashkisë nuk ka lidhje me korrupsionin e dikurshëm kur kompania fituese paguante një rryshfet të caktuar dhe vazhdonte punën. Tashmë pushtetari “e derdh” buxhetin publik tek kompania ku është vetë pronar. Kështu rezultoi edhe për drejtorin e rrugëve të arrestuar para pak javësh. Kështu flasin provat e indiciet

në rastin e PPP-ve si inceneratorët, sterilizimi etj. Kjo sjell një dëm të madh në treg pasi kompani që gjatë dekadave kanë punuar e janë zhvilluar praktikisht dalin nga tregu e duhet të mbyllin qepenat.

Por dëmi më i madh është ai politik. Dikur sa për sy e faqe kishte edhe dorëheqje e shkarkime (si dhe shpesh riciklime në vijim). Por paturpësia e mësipërme e Veliajt është një stad i ri.

Siç është në rangun e vet edhe heshtja e ministres së turizimit më statusin strategjik-special që i akordoi “hotelit të drejtorëve”;  kështu paguan më pak tatime se të tjerët e përfiton subvencione nga tatimet që paguajnë të tjerët.

Siç është edhe shungulluese heshtja e Edi Ramës si kryeministër por edhe si kryetar i Partisë Socialiste për “drejtuesin politik” të Tiranës.

Në këtë stad është e vështirë që problemi të trajtohet në rrugë politike. Në mungesë të veprimit penal mbetet politika e rrugës. Të premten, ora 11:00 tek Bashkia.

Genc Pollo

Ish ministër e deputet

4 prill 2024

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...