Berisha: Erion Veliaj, jep dorëheqjen, se edhe në Surrel po shkove, në Surrel do të gjejmë

Tuesday, 09 Prill 2024 21:56

Gjatë fjalës në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka bërë thirrje Erion Veliajt që të japë dorëheqjen dhe të mos mbrojë vjedhjet e Ramës.

‘Edhe në Surrel po shkove, në Surrel do të gjejmë’, tha në fjalën e tij kryedemokrati, Sali Berisha.

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Erion Veliaj, e nise qeverisjen në mënyrën më të turpshme.

Je ministri i vetëm që u martove me paratë e ministrisë duke i dhënë vëllait tënd tenderin.

Erdhe në qeveri pasi drejtove një organizatë, të cilës i vodhe financat dhe për të zhdukur gjurmët e hajnisë, i vodhe kompjuterin.

Erion Veliaj, ti je fytyra e vërtetë e Edi Ramës, ti je shëmtira e vërtetë e njeriut.

Po si ka mundësi, dhe reziston.

Si ke fytyrë dhe del nga studioja në studio, në një kohë kur paratë e taksapaguesve janë shndërruar në qindra e qindra apartamente private tuajat, të Mollës, Tushës dhe hajnave të tjerë rreth teje.

Po si ke fytyrë dhe del para qytetarëve të Tiranës në një kohë kur paratë e taksapaguesve të Tiranës janë shndërruar në hotele me pesë yje, tuajat dhe të sojit tënd hajdut me Edi Ramën.

Nuk ke fytyrë ti. Del para qytetarëve të Tiranës kur tenderin për furnizimin me ujë të bashkisë e fitonte drejtori yt.

Dhe si njerëz të pangopur ndanin paratë e vjedhjes së shtëpisë së parë të qytetarëve të Tiranës.

Erion Veliaj, je përpjekur gjatë këtyre viteve të mbulosh vjedhjet e tua me të gjitha përversitetet njerëzore.

Ke përdorur me dhjetëra milionë taksa të qytetarëve për të shpifur dhe trilluar kundër kundërshtarëve.

Por tani, vrima e miut të pret.

Vend në bashki nuk ke. Largohu, largohu!

Tirana është sot më e zemëruar se kurrë. Ndaj dhe jep dorëheqjen sonte, ke shkelmuar mbi sakrificën, mundin, djersën e qytetarëve të Tiranës, duke vjedhur 80 gjer në 100 përqind të çmimit të shkollave për fëmijët.

Duke tenderuar 3 herë një kopsht që nuk ekziston.

Ti je makabër. Të tenderosh 3 herë një kopsht që nuk ekziston për fëmijët, ti je i aftë të kryesh çdo krim ndaj tyre.

Ti nuk ke zemër, ke vetëm torbë për të vjedhur.

Erion Veliaj, jep dorëheqjen. Mos u fshih para vjedhjeve të Edi Ramës. Se edhe në Surrel po shkove, në Surrel do të të gjejmë.

Do të të japim atë që meriton!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...