Berisha: Veliaj po mbrohet nga Skrapi i partisë si Rama! Por edhe ato lidhje do t’i zbërthejmë një nga një

Tuesday, 09 Prill 2024 21:57

Lideri i opozitës, Sali Berisha, u shpreh se Erion Veliaj po mbrohet nga Skrapi i partisë njëlloj si Edi Rama, ndërsa paralajmëroi se edhe këto lidhje do të zbërthehen një nga një.

Berisha tha se bandit si Erion Veliaj Tirana nuk ka parë, ndërsa i bëri thirrje të largohet dhe të mos presë ditën e enjte, referuar protetës së thirrur para Bashkisë, ku do të kërkohet dorëheqja e tij nga posti i kryebashkiakut. 

 

“Koha është të shkosh aty ku e meriton.

Bandit si ti, Tirana nuk ka parë.

Ti ke vjedhur në këto 4 vite, më shumë se ç’ka vjedhur Tiranën çdo qytetar, çdo zyrtar, çdo hajdut para teje në një shekull.

Largohu, mos e prit të enjten aty.

Mos mbill sherr!

Ik dhe vetëm ik!

Se pafytyrësi të tillë nuk ka parë Tirana ndonjëherë.

Erion Veliaj, ke zgjedhur njëlloj si Edi Rama, të mbrohesh nga Skrapi i partisë.

Por edhe ato fijet, edhe ato lidhjet, këtu në rrugën e të vërtetës, në Rrugën e Shpresës, do t’i zbërthejmë një nga një.

Bashkë me hajdutët e Skapit, bashkë me anëtarët e organizatës kriminale të Skapit.

Bashkë me ata që arrestojnë njëlloj si narkoprokurorët e Kolumbisë, arrestojnë ushtarët e Eskobarit për të mbrojtur Pablon.

Edhe ata arrestojnë ushtarët tu dhe të Edi Ramës për të mbrojtur ju dhe qindra e qindra milionë që u keni vjedhur shqiptarëve.

Edhe njëherë, gëzuar natën e Bajramit!

Zoti u bekoftë ju, familjet tuaja dhe Shqipërinë.

Zoti e bekoftë betejën e shqiptarëve kundër hajdutëve, kundër kleptokratëve, për çlirimin e bashkisë, për çlirimin e Shqipërisë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!”, tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...