Abilekaj: Largimi i Veliajt, kërkesa më minimale. Taksat e qytetarëve nuk mund të menaxhohen nga një administratë hajdute

E Enjte, 11 Prill 2024 18:55

Analisti Enton Abilekaj në një intervistë për Syri Tv u shpreh se në Bashkinë e Tiranës nuk mund të rrijë e njëjta administratë, është krejt anormale që kjo administratë të pretendojë se do të administrojë paratë.

Abilekaj tha se protesta dhe kërkesa për largimin e një administrate hajdute që drejtohet nga Erion Veliaj është kërkesa më minimale. 

 

“Nga dosja ‘5D’ mësuan se taksat e qytetarëve të Tiranës shkojnë në xhepat e drejtorëve të Veliajt, ndërsa çështja është në hetim dhe ne nuk e dimë nëse kryebashkiaku do të hetohet apo do të procedohet penalisht”, tha Abilekaj.

Sipas tij, kërkesa e qytetarëve është që të jepet drejtësi dhe të ndalohet shpërdorimi i fondeve publike.

“Ndalimi i vjedhjes nuk mund të bëhet duke arrestuar ca hajdutë dhe duke vënë ca hajdutë të tjerë, por duhet të jetë një administratë e re. Dorëheqja e Erion Veliajt është më minimalja dhe urgjentisht Tirana duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, tha Abilekaj.

Ai tha se opozita duhet të kërkojë me të gjitha mjetet atë që edhe sot kërkoi: të ndalet shpërdorimi i fondeve, parave të shqiptarëve.

“Nuk ka rëndësi nëse Veliaj jep dorëheqjen apo e shkarkon Edi Rama, e rëndësishme është të ndalet vjedhja e parave.

Erjon Veliaj duke ndenjur në zyrë ka të gjitha kushtet për të penguar drejtësinë. Sikundër ekziston edhe një tjetër mundësi që ai rri në zyrë për të menaxhuar miliarda lekë të taksave të Tiranës, sikundër qëndrimi në zyrë i tij është një mundësi që ai të prishë provat.

Mesazhet që jep Veliaj nga zyra, me atë pushtet që ai ka, sigurisht që mund të ndikojë në vendimmarrjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve”, tha Abilekaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...