Rama nuk e lëshon/ Investitorja strategjike Xhaçka: Nuk kam konflikt interesi

E Enjte, 11 Prill 2024 19:04

Edi Rama nuk e lëshon investitoren strategjike Xhaçka

Duket se Edi Rama nuk ka ndërmend ta lëshojë investitoren e tij strategjike, Olta Xhaçka, bashkëshorti i sëcilës është bërë investitor strategjik ndërkohë që Olta ishte ministre dhe aktualisht vijon të jetë deputetë e mazhorancës në Parlament. 

 

Gjatë fjalës së saj në Parlament Olta Xhaçka ka mbrojtur investimin e bashkëshortit të saj në bregdet, duke thënë se siç kanë marrë të gjithë ka marrë edhe bashkëshorti im leje investitori strategjik.

Për Xhaçkën e Ramës standardi i konfliktit të interesit nuk ekziston, “unë nuk jam në konflikt interesi, po hidhet baltë ndaj meje”,- ka thënë Xhaçka.

Ndërkohë që Olta mbron veten, pasi ka siguruar mbrojtjen nga Rama, deputetët e opozitës dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD, Bardhi, i kanë kujtuar se investimi është bërë me letra të falsifikuara.

Mbrojta e investimit në bregdet nga investitorja e Ramës:

Olta Xhaçka: Prej kohësh zhvillohen gjyqe prokurorësh e gjykatësish pa licencë, por me licencë për të shpifur.
Për të më nëpërkëmbur dinjitetin. Nuk jam përgjigjur. Kam menduar nëse duhet të dorëzoj mandatin e t’i shpëtoj linçimit. Jam menduar se ku kam gabuar, di të them që as kam ushtruar influencë për të përfituar, as nuk kam përfituar asgjë. Janë shpifje. Për t’i vënë kapakun, nga leckat e topit të opozitës diskutohet sikur do të votohet sot për të më mbajtur në këmbë apo jo. Çështjen time GJK e ka pushuar.
Meqë në këtë absurditet, u arrit për shkak të akuzave të ngritur ndaj meje, dhe votimi sot lifdhet me mandatin tim, nuk do komentoj dhe kolegët le të diskutojnë e të evndosin të lirë. Nuk hesht për fajësinë e dhënë nga gjykata e shkallës zero. Smë bën të flas sot se të lartpërmendurit do të ndryshojnë qëndrim, por dua të dëgjohet zëri im.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...