Trump: Prokurori i Sorosit kërkon të më fusë në burg si në komunizëm

E Enjte, 11 Prill 2024 19:09

Ish-presidenti amerikan dhe kandidati që udhëheq sondazhet për zgjedhjet e nëntorit, Donald Trump, reagoi sërish për proceset gjyqësore që kanë nisur gjatë tij dhe që po vazhdojnë edhe gjatës kohës që është në fushatë elektorale.

Trump tha se ky është komunizëm, ndërsa akuzoi rivalin Joe Biden për persekutim politik.

 

Ish-presidenti tha se është sërish prokurori i miliarderit Soros që kërkon ta fusë në burg.

“Banditët e Shtëpisë së Bardhë nuk duhet të lejohen të kenë këto gjykime të rrezikshme dhe të padrejta të Biden gjatë fushatës sime për president. Të gjithë këto padi, civile dhe penale, mund të ishin sjellë më shumë se tre vjet më parë. Është një sulm i paligjshëm ndaj një kundërshtari politik. Është komunizëm në rastin më të keq dhe ndërhyrja në zgjedhje në rastin më të mirë. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur më parë në vendin tonë. Të hënën do të detyrohem të ulem para një GJYQTARI TË KORRUPTUAR DHE NË KONFLIKT INTERESI, urrejtja e të cilit për mua nuk ka kufi. Të gjithë këta "gjyqtarë" dhe prokurorë të Nju Jorkut dhe D.C. kanë të njëjtin MENTALITET. Askush përveç këtij prokurori të Sorosit, Alvin Bragg, nuk donte ta merrte këtë çështje qesharake. Të gjithë studiuesit juridikë thonë se është një mashtrim. MINISTRIA E DREJTËSISË E BIDEN ËSHTË DUKE E UDHËHEQUR ÇËSHTJEN. Vetëm mendoni për këtë, këto kafshë duan të fusin në BURG ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara (i cili mori më shumë vota se çdo president në detyrë!) dhe KANDIDATIN REPUBLIKAN, edhe pse nuk ka bërë asgjë të keqe. Është një NXITIM DREJT FUNDIT. KAQ E PADREJTË!” shkruan Trump në rrjetin social Truth SOCIAL.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...