Veliaj di emrin e policit që flaku flakadanin, po nuk di gjë për vjedhjen ‘5D’

E Enjte, 11 Prill 2024 19:15

Erion Veliaj ka reaguar sot lidhur me protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës. Veliaj u shfaq shumë i shqetësuar se protestuesit hodhën ‘molotov’, madje nxitoi të deklaronte se janë pamje si ato të 1997-ës.

Në reagimin e tij, Veliaj shkruan se një polic ka shpëtuar kolegët e tij nga një prej molotovëve, madje duke publikuar edhe pamjen. 

 

Por ajo që të bën përshtypje është fakti se Erjon Veliaj e ka identifikuar policin, Asllan Shyti.

Pra Kryebashkiaku që është në gjendje të mësojë brenda pak orësh emrin e punonjësit të policisë, nuk ka ditur gjë që njerëzit më të rëndësishëm të tij në bashkinë e Tiranës, ata që i kishte pjesë të shtabit elektoral dhe që përdorën ccdo metodë të mundshme anti-ligjore për ta mbajtur në zyrën e bashkisë,  paskan vjedhur 30 mln euro përmes kompanisë ‘5D’.

E ndërsa i ka marrë në mbrojtje të arrestuarit nga SPAK, Veliaj në pohimet publike ka thënë se nuk dinte gjë se të besuarit e tij paskan ngritur një kompani, që përcaktonte edhe rregullat e tenderave të bashkisë, ku autoriteti kontraktor përfaqësohet nga Erjoni.

Pra kryebashkiaku që ccdo ditë ka informacione se kush e ndjek në rrjetet sociale, kush bën ‘like’, comment apo ccdo reagim tjetër në rrjetet sociale, që identifikon në kohë rekord edhe një efektiv të Policisë së Shtetit, nuk ka ditur gjë për atë vjedhjen 30 mln euroshe nga drejtorët e tij.

Pak e ccuditshme kjo për një personazh politik si Erjon Veliaj…

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...