Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili është në një hall shumë të madh sa i përket raportit me drejtësinë, por edhe me qytetarët e Tiranës pas skandalit të fundit ku u kapën drejtorët e tij duke vjedhur miliona euro nga taksat e qytetarëve, ka zgjedhur që të flasë për punë të cilat kanë muaj që kanë filluar vetëm që të heqë vëmendjen nga skandalet.
Nisur nga postimi dhe lajmet që nxjerrin mediat të cilat paguhen nga inceneratorët, Veliaj shihet teksa proklamon punimet që po kruhen në aeroportin ‘Nënë Tereza’. Kujtojmë që aeroporti ka kohë që po i nënshtrohet rikonstruksionit por Veliaj si një mjeshtër i propagandës ka zgjedhur që ta shesë si një punë e cila ka nisur sot, vetëm që kazanet mediatike që ai i paguan ta bëjnë lajmin e ditës.
Aeroporti i Tiranës nuk është nën juridiksionin e tij por nisur nga halli i madh që ai ka është i aftë të shesë çdo gjë si punën e tij.
Kujtojmë se në bashkinë e Tiranës, SPAK bëri reprezalje duke arrestuar drejtorët më të rëndësishëm të Veliajt të cilët nën mbrojtjen e kryebashkiakut vidhnin paratë e qytetarëve dhe i investonin në pasuri dhe biznese buzë detit.