Meta del hapur në mbështetje të VMRO-DPMNE në zgjedhjet e afërta në Maqedoni

Diel, 14 Prill 2024 18:08

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me drejtuesit e VMRO-DPMNE.

Meta është shprehur se fitorja e pritshme e VMRO-DPMNE në zgjedhjet e afërta do t'i japë një dimension të ri zhvillimit ekonomik të Maqedonisë së Veriut në të ardhmen nga i cili do të përfitojnë të gjithë qytetarët e saj. 

 

Postimi: 

 

Fitorja e pritshme e VMRO-DPMNE në zgjedhjet e afërta do t'i japë një dimension të ri zhvillimit ekonomik të Maqedonisë së Veriut në të ardhmen nga i cili do të përfitojnë të gjithë qytetarët e saj.

Të mos harrojmë se vizioni dhe politikat e saj në qeverisje e shndërruan Maqedoninë e Veriut, vendin e 10-të në botë dhe të 5-të në Europë për klimën e biznesit dhe investimet e huaja.

Falë vizionit të VMRO-DPMNE, Maqedonia e Veriut shpërtheu për rritjen e bujqësisë dhe blegtorisë duke e nisur me 10 milionë euro financim në vit e duke e çuar në 200 milionë euro.

Ekipi i ri i VMRO-DPMNE besoj se ka mësuar mjaftueshëm nga gabimet e bëra në të kaluarën dhe pasojat e nepotizmit, të cilat eklipsuan arritjet e jashtëzakonshme ekonomike dhe sociale.

Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të ecë e sigurt në rrugën euro-atlantike dhe përsëri shqiptarët do të jenë garancia kyçe për këtë!

Login to post comments