'Shell', Rama dhe psikologjia e tij anadollake

Hënë, 15 Prill 2024 21:25

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një postim në rrjetet sociale, shprehet se Edi Rama dhe Belinda Balluku përdorën modelin e vjetër e të shpëlarë pak muaj më parë për të njoftuar suksesin imagjinar të “Shell” në Shpirag.

“Në verën që kaloi Rama dhe Balluku, njëlloj si Enveri dhe Beqiri dekada më parë dhanë Sihariq mashtrimin e tyre të madh për shqiptaret: atë të një zbulimi të madh nafte në Shpirag, që do ta bënte Shqipërinë vend të pasur. Kjo pasuri do impaktojë pensionet, sistemin e arsimit, shëndetësisë, mirëqenien e fëmijëve tanë. Ata do jenë përfituesit më të mëdhenj, se ne do ndërtojmë si duhet një fond sovran serioz për mbrojtjen, garantimin dhe fuqizimin e sovranitetit” 

 

Këto deklarata të Edit dhe Belindës, të modelit Sihariq mashtrimit të Hoxhës dhe Ballukut për lugën e artë të socializmit, për çlirimin e dytë të vendit me ndërtimin e Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit për lumturinë e 5 vjeçarëve etj.etj. i mori lumi. Ato dëshmojne jo vetëm injorancën e tyre si qeveritar që nuk mund të bëhen kurrë zëdhënës mashtrues të kompanive private, por prirjen e tyre të lindur për të mashtruar dhe përçmuar qytetarët për brezat e sotëm dhe ata që vijnë njëlloj si parardhësit e tyre gjysëm shekulli më pare”, shkruan Berisha

Postimi nga lideri i opozitës

Shell”, Rama dhe psikologjia e tij anadollake.

Të dashur miq, këto ditëkompania botërore “Shell” pasi investoi nga viti 2011 në vitin 2023, 600 milionë euro në kërkim të naftës dhe gazit në zonën e Shpiragut, njoftoi se tërhiqet nga zona. Nuk po ndalem të komentoj vendimin e “Shell”, veçse uroj që kjo kompani gjigande të rikthehet përsëri në Shqipëri. Por këtu do ndalem në modelin e vjetër e të shplarë që Rama - Balluku përdorën pak muaj më parë për të njoftuar suksesin imagjinar të “Shell” në Shpirag. Kështu në verën që kaloi Rama dhe Balluku, njëlloj si Enveri dhe Beqiri dekada më parë dhanë Sihariq mashtrimin e tyre të madh për shqiptaret : Atë të një zbulimi të madh nafte në Shpirag, që do ta bënte Shqipërinë vend të pasur. Kjo pasuri do impaktojë pensionet, sistemin e arsimit, shëndetësisë, mirëqenien e fëmijëve tanë. Ata do jenë përfituesit më të mëdhenj, se ne do ndërtojmë si duhet një fond sovran serioz për mbrojtjen, garantimin dhe fuqizimin e sovranitetit”

Këto deklarata të Edit dhe Belindës, të modelit Sihariq mashtrimit të Hoxhës dhe Ballukut për lugën e artë të socializmit, për çlirimin e dytë të vendit me ndërtimin e Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit për lumturinë e 5 vjeçarëve etj.etj. i mori lumi. Ato dëshmojne jo vetëm injorancën e tyre si qeveritar që nuk mund të bëhen kurrë zëdhënës mashtrues të kompanive private, por prirjen e tyre të lindur për të mashtruar dhe përçmuar qytetarët për brezat e sotëm dhe ata që vijnë njëlloj si parardhësit e tyre gjysëm shekulli më parë.

Ps. “Shell” në vitin 2011 ju bashkua kompanisë “Petromanos” dhe filloi shpimin për naftë rrëzë Shpiragiut, vetëm 45 m larg nga një pusi të braktisur nga “Oxidental Petroleum” pasi kishte investuar aty mbi 100 milionë dollar. Shpimin e parë “Shell” e përfundoi me sukses në tetor të vitit 2013, gjeti në thellësi mbi 6000 m naftë të lehtë në sasi të konsiderueshme dhe vazhdoo me shpimr të tjera. Por rezultatet komplekse ndoshta thellësia e madhe dhe presionet e bënë që “Shell” të vendosë për shfrytëzimin e këtyre rezervave. Për të mbuluar mashtrimin e tyre Rama-Balluku, lëshuan përsëri sot një shashkë të re. Dhe njëherë uroj që “Shell” përsëri të gjejë motive për t’u rikthyer në Shqiperi. E treta e vërteta themi ne shqiptarët!Per me shume per parodine Rama Balluku per Saudine e Shpiragut ju ftoj te lexoni artikullin e gazetares se njohur Ola Xama, https://lapsi.al/.../ola-xama-sa-here-ka-luajtur-rama-me.../ #sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...