Refuzohet mocioni/ Bardhi: Kur flitet për drogën, u shkon në mendje Olsi Rama! Për Olsi Ramën, e shkrijnë Kuvendin!

Hënë, 15 Prill 2024 21:27

Konferenca e Kryetarëve në Kuvend ka refuzuar të caktojë një datë për zhvillimin e një mocioni të kërkuar nga Grupi Parlamentar i PD-së lidhur me trafikun e drogës.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, z. Gazmend Bardhi, pas debateve në mbledhje, theksoi për mediat se e gjithë kjo situatë është e lidhur me faktin që në trafik është i përfshirë vëllai i Kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama. 

 

“Siç edhe pritej, - tha Bardhi, - Konferenca e Kkryetarëve ka refuzuar në shkelje të Kushtetutës dhe të rregullores së propozojë apo caktojë një datë për zhvillimin e mocionit të kërkuar nga Grupit parlamentar i PD për një debat parlamentar sa i takon fenomenit të shitjes, prodhimit apo trafikimit të lëndëve narkotike.
Mocioni ynë bazohej në të dhëna konkrete të raporteve ndërkombëtare që e listojnë Shqipërinë në krye të vendeve problematike për sa i përket prodhimit të lëndëve narkotike, por edhe si rrugë tranziti i transportit ndërkombëtar të  paligjshëm të lëndëve narkotike. 

Ai  ishte tërësisht i bazuar në të drejtën që opozita ka për të kërkuar mocione të tilla, por ashtu si edhe në fakt opinioni publik është njohur gjatë ditëve të shkuara, kur bëhet fjalë për drogë, qytetarëve u shkon në mendje vëllai i Kryeministrit Olsi Rama dhe për këtë arsye edhe kolegëve u shkon mendja të Olsi Rama dhe kur bëhet fjalë për Olsi Ramën, janë të vendosur të shkrijnë Kuvendin e Shqipërisë, rregulloren e Kuvendit, Kushtetutën, siç shkrinë javën e shkuar për llogari të Olta Xhaçkës dhe të Edi Ramës, Gjykatën Kushtetuese.

Padyshim që ne do t’i qëndrojmë mocionit që kemi paraqitur; është e drejtë e deputetëve të opozitës. E vetmja kompetencë që ka në këtë rast kryetarja e Kuvendit dhe Konferenca e Kryetarëve është që të përcaktojnë një datë, por mocioni është i detyrueshëm për t’u realizuar brenda 30 ditëve nga momenti i paraqitjes.
Dua të shpreh keqardhjen për pozitën e vështirë ku kanë rënë kolegët e mazhorancës që do të duhet të shkelin çdo ditë në veprimtarinë e tyre, rregulloren e Kuvendit për shkak të përfshirjes së njerëzve të afërt të Kryeministrit, bashkëpunëtorëve të kryeministrit, familjarëve të kryeministrit, qoftë në afera korruptive, qoftë në afera kriminale. Mirëpo kuvendi nuk mund të shndërrohet në një mekanizëm të mbrojtjes së bashkëpunëtorëve të Edi Ramës,” nënvizoi Gazment Bardhi.  

Modifikuar më Hënë, 15 Prill 2024 21:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...