Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një paralelizim me vendet anëtare të NATO-s dhe skandalet qeveritare që ndodhin në Shqipëri.
‘Në cilin vend anëtar të NATO-s, bashkia e kryeqytetit shndërrohet në një ndërmarrje private? Në cilin vend anëtar të NATO-s, të zgjedhurit me votën e lirë burgosen dhe dënohen sepse nuk do kryeministri? Në cilin vend anëtar të NATO-s, kryetari i partisë më të madhe opozitare mbahet në arrest si person në hetim?’, u shpreh Berisha në protestën maratonë që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’.
Berisha: Zotërinj, Shqipëria është vend anëtar i NATO-s.
Në cilin vend anëtar të NATO-s, bashkia e kryeqytetit shndërrohet në një ndërmarrje private?
Në cilin vend anëtar të NATO-s, të zgjedhurit me votën e lirë burgosen dhe dënohen sepse nuk do kryeministri?
Në cilin vend anëtar të NATO-s, kryetari i partisë më të madhe opozitare mbahet në arrest si person në hetim?
Cilat janë standardet që mbrohen?
Shqiptarë, merrni fatin e Shqipërisë në duart tuaja.
Merrni fatin e Shqipërisë në duart tuaja, rruga e vetme për të ecur drejt Europës, rruga e vetme për të shpëtuar Shqipërinë.