Protesta e radhës të premten në ora 11:00/ Berisha: Paralajmëroj rrugaçët civilë, patronazhistë, mos guxoni të prekni një demonstrues se do merrni atë që meritoni

Premte, 19 Prill 2024 21:24

Lideri i opozitës, Sali Berisha, nga tubimi qytetar që zhvillohet në rrugën e Shpresës, i ka drejtuar një paralajmërim , atyre që i quajti si rragaçët civilë, patronazhistë, që të mos guxojnë të prekin demostruesit, pasi do të marrin atë që meritojnë.

Berisha tha se protesta e rradhës do të jetë të premten, po në orën 11:00, ndërsa u shpreh se Erion Veliajn nuk ka forcë që e mbron.  

 

“Prisni kur të na dalë në Tëitter, Aleksis Soros me ‘my brother’ Veliaj.

Erion, nuk ka forcë që të mbron më.

Jep dorëheqjen, hajdut i shpifur.

Ndaj dhe këtë javë, çdo orë përgatitje, çdo orë debate, çdo orë diskutime për betejën e ardhshme.

Për të premten e ardhshme. Në ora 11:00, në ora 11:00.

Qytetare dhe qytetarë, dëgjoni zërin e ndërgjegjes suaj, dëgjoni zërin e qenies suaj shqiptare.

Të shpëtojmë Shqipërinë.

Nuk ka vend në botë që të ketë një pushtet të tillë.

Vietnami komunist është katër shkallë mbi narkoshtetin e Edi Ramës në zbatim të ligjit.

Dhe paralajmëroj rrugaçët civilë, patronazhistë, mos guxoni të prekni një demonstrues se do merrni atë që meritoni.

Rruga jonë është pa kthim.

Rruga jonë është drejt fitores.

Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...