Berisha: Partnerët tanë nuk kanë bërë asnjë deklaratë për 1/3 e shqiptarëve që kanë braktisur vendin nga regjimi i Ramës

Premte, 19 Prill 2024 21:26

“Partnerët tanë nuk kanë bërë asnjë deklaratë për një të tretën e shqiptareve që kanë braktisur vendin nga regjimi i Ramës”, u shpreh lideri i opozitës, Sali Berisha, në tubimin qytetar.

Berisha u shpreh se me Edi Ramën, me Dumanin, mbështetësit e tyre, Shqipëria nuk bëhet kurrë, Shqipëria zhbëhet gjithnjë e më shumë. 

 

“Sot është koha e guximit qytetar, sot është koha e zemërimit qytetar, sot është koha e dinjitetit qytetar, e ndershmërisë së qytetarëve.

Edhe njëherë ftoj shqiptarët në të katër anët e këtij vendi, kudo që janë, të shtrojnë një pyetje dhe vetëm një pyetje partnerëve tanë: po si ka mundësi zotërinj të nderuar që keni bërë dhe bëni me dhjetëra e qindra deklarata, por nuk keni një deklaratë për një të tretën e shqiptarëve që braktisën Shqipërinë nga në regjim armiqësor i Edi Ramës”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës

Qytetarë dhe qytetare, çfarë kërkojme ne?

Ne kërkojmë të çlirohemi nga kjo vjedhje e tmerrshme.

Ne kërkojmë të çlirohemi nga ata të cilët përdorin taksat për të rrëmbyer votën.

Ne kërkojmë të çlirohemi nga ata kriminelë të Spakut me në krye Altin Dumani, që ndryjnë në katastrofë dosjet e krimit monstruoz elektoral.

Na thoni pak ju dumanistë që mbroni Dumanin, dosja 137 është krim monstruoz elektoral apo jo?

Na thoni pak, dosja 184, është krim monstruoz elektoral apo jo?

Na thoni pak, Shkodra në pushtimin e vrasësve serialë është krim elektoral apo jo?

Shqiptarë, merrni fatin në duart tuaja.

Me Edi Ramën, me Dumanin, mbështetësit e tyre, Shqipëria nuk bëhet kurrë, Shqipëria zhbëhet gjithnjë e më shumë.

Sot është koha e guximit qytetar, sot është koha e zemërimit qytetar, sot është koha e dinjitetit qytetar, e ndershmërisë së qytetarëve.

Edhe njëherë ftoj shqiptarët në të katër anët e këtij vendi, kudo që janë, të shtrojnë një pyetje dhe vetëm një pyetje partnerëve tanë: po si ka mundësi zotërinj të nderuar që keni bërë dhe bëni me dhjetëra e qindra deklarata, por nuk keni një deklaratë për një të tretën e shqiptarëve që braktisën Shqipërinë nga në regjim armiqësor i Edi Ramës.

Na thoni pak, nuk do kërkoja kurrë një gjë të tillë po të mos ishte një zinxhir i pafundëm deklaratash.

Na thoni pak në cilin komb në Europë kanë ikur kështu? Sirianët që nuk janë në Europë, në luftë civilët. Afganët se u erdhën mullahët.

Shqiptarët ikin nga narkoshteti i drogës, nga vjedhjet e tmerrshme.

Ndaj dhe shqiptarë, merrni fatin në duart tuaja.

Shqiptarë, shpëtoni Shqipërinë nga kthetrat e këtij krimi monstruoz.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...