Nga Ylli Manjani
Ja pra sa kollaj zhbëhet e gjithë propaganda e Ed Ramës dhe kazanit të tij. Propagandë e cila helmon e mashtron njerëzit 24 orë në ditë.
Mjafton një gazetar i pavarur që bën punën i lirë dhe një media që nuk merr telefonatë për të mos lejuar transmetimin. (Në fakt jam i bindur që ka patur ndërhyrje, por ndërhyrsit nuk ia kanë dalë dot)
Bild zbërtheu skemën e presionit mbi zgjedhjet. RAI zbërthen rregullisht lidhjet e nivelit të lartë qeverisës me trafikun e drogës dhe mafien.
Ja kaq!
Dëgjuat apo jo, ju media e gazetarë që bëni lajme me "burime"! Helmoni e mashtroni dynjanë me llogje pazari e pazaresh.
Kjo është arsyeja themelore që në shtëpi prej vitesh nuk shohim asnjë edicion lajmesh apo emision debati nga kanalet shqiptare.