'Jam në arrest politik’/ Lideri opozitës, Berisha, flet për RAI: Pakti Rama-Meloni për refugjatët shkel të drejtat e njeriut, kjo është arsyeja që kam kundërshtuar

Hënë, 22 Prill 2024 13:00

Lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha, ka folur për median shtetërore italiane, RAI, në një dokumentar investigativ rreth marrëveshjes Rama-Meloni për ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shqipëri.

Berisha ka theksuar në intervistë se ndodhet në arrest politik nga pushteti i Edi Ramës. Më tej lideri i opozitës ka folë për marrëveshjen për refugjatët për të cilën ka thënë se e ka kundërshtuar për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut. 

 

Pjesë nga intervista:

“Po. Jam në një arrest shtëpie për proces totalisht politik. Unë nuk jam i akuzuar për korrupsion, por jam vënë nën hetim, por për arsye politike, për frikën që Edi Rama ka nga rikthimi Sali Berishës dhe që ka adoptuar këto masa”. Janë këto fjalët që lideri demokrat, Sali Berisha, tha në emisionin “Report” të RAI 3 dhe që trajtoi çështjen e marrëveshjes Rama – Meloni për emigrantët.

Dokumentari ngriti shqetësimin se milionat e hedhura nga qeveria italiane mund të shkojnë dëm pasi nëse opozita vjen në pushtet ajo nuk do ta rinovojë marrëveshjen pas 5 vitesh kur edhe skadon.

“E kam kundërshtuar këtë marrëveshje për problemin e të drejtave të njeriut. Nuk mund të pranosh që policë shqiptarë apo italianë janë gardianë të të drejtave të njeriut. Jo. Këto kampe duhet të ishin mbikëqyrur nga parlamentar, nga OKB-ja… Qeveria ime nuk do ta pranojë këtë marrëveshje. Ndoshta qeveria italiane nuk është e lumtur me këtë, por kjo duhet sqaruar” – thotë Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...