'(Hot)Spot Albanese' në RAI 3 është emisioni që duhet të shihet nga çdo shqiptar

Tuesday, 23 Prill 2024 11:07

Nga Erion Dasho

"(Hot)Spot Albanese" është një emision që duhet të shihet nga çdo shqiptar. Një prej gazetarëve hetues më të njohur të Italisë, Sigfrido Ranucci që i bën një analizë të thellë në serialin REPORT të RAI 3 atij që e cilëson "vendin më të korruptuar të Europës". 

 

Emisioni që bën bashkë ministrat e brendshëm të Edi Ramës (pjesa më e madhe e tyre të lidhur me trafikun e drogës), policë si Dritan Zagani dhe prokurorë si Besim

Hajdarmataj që kanë hetuar lidhjet e shtetit me krimin dhe kanë përfunduar të linçuar, ish-shefin e interpolit italian që pranon dhuratë toka në bregdet në emër të fondacionit të vet, vëllanë e kryeministrit që përdor të njëjtën makinë me narkotrafikantë të dënuar, etj., etj.

Gjysma e parë e emisionit trajton çështjen e kampeve të refugjatëve italianë në Shqipëri, ndërsa pjesa e dytë është "bomba" që duhet të kishte tronditur shoqërinë shqiptare.

Por ç'ndodhi?

Emisioni "Opinion" që pretendoi se do të analizonte emisionin, nga 55 minuta diskutim në studio, 40 minuta u morr me bluzën e një prej të ftuarve, duke sabotuar totalisht qëllimin e bisedës. Nën justifikimin e "të drejtës së autorit" nuk shfaqi asnjë pasazh nga emisioni. Po kështu edhe pjesa dërrmuese e portaleve (sidomos ata më të njohurit) e kanë injoruar këtë intervistë, sikundër kanë bërë edhe televizionet apo gazetat e lidhura me ta.

Për miqtë e interesuar, linku i emisionit në rreshtin e parë, të cilin i ftoj ta ndajnë sa më shumë, pasi është i vështirë për t'u gjetur i plotë në internet.

VIDEO  - Report(Hot)Spot Albanese

Image

PJESA I - '(Hot)spot albanese' - Emisioni investigativ i RAI 3 në misteret e marrëveshjes Meloni-Rama për kampet e refugjatëve

PJESA II - '(Hot)spot albanese' - Tentativa e emisionit investigativ të RAI 3 që të pyesë Ramën për kampet e refugjatëve

PJESA III - '(Hot)spot albanese' - Emisioni investigativ i RAI 3 interviston Berishën, 'beteja e tij e fundit në Kuvend marrëveshja me Italinë'

PJESA IV - '(Hot)spot albanese' - Emisioni investigativ i RAI 3 ndjek Engjëll Agaçin, 'avokat i bosëve më të fuqishëm të narkotrafikut shqiptar'

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...