Meta: Vula pa parti merr 1 mln euro, komunitetet fetare vetëm 1.4 mln! Do iki kur të plotësohen 5 prioritetet

Saturday, 27 Prill 2024 15:03

Këtë të shtunë, në Konventën e Partisë së Lirisë, Ilir Meta preku dhe marrëdhënien e qeverisë shqiptare me komunitetet fetare.

“Çdo vit s’ka asnjë ndryshim”, u shpreh Meta referuar raportit të DASH pikërisht për këtë çështje. 

 

Sipas tij, 5 komunitetet fetare nuk mbështeten mjaftueshëm financiarisht nga shteti. Madje ai foli me shifra sa i takon buxhetit të partive krahasuar me paratë që marrin klerikët apo udhëheqës të tjerë fetarë.

“Përveç harmonisë e paqes, është problem i shtetit. Pra me pak fjalë, komunitetet fetare marrin nga buxheti i shtetit 1.4 mln euro në vit. Partia e Rilindjes merr 1.6 mln euro, ndërsa vula pa parti, merr 1 mln euro! Ky është problem se njerëz me shkollë, të përgjegjshëm që janë klerikë ikin sepse nuk kanë mundësi ekonomike. 

Shtrijnë dorën kush t’u japë ndonjë fond, ka nga ata që japin fonde për qëllime të mira, ose nga ata që përpiqen të penetrojnë e të krijojnë probleme, ne na e kanë lënë amanet udhëheqësit e besimeve, pa atdhe nuk ka fe! Ishin ata që shpallën pavarësinë, ishin ata të Kongresit të Lushnjes, ka qenë meritë e tyre jo e partive politike. Nëse ne nuk i mbështesim nga buxheti i shtetit që mos t’i shtrijnë dorën askujt, atëherë ne i shërbejmë përcarjes fetare dhe shndërrimitt ë këtyure instuticioneve në instrumenta. Kam një premtim, është një detyrim që duhet ta kishim bërë me kohë se dhe Zoti do na kishte ndihmuar më shumë si komb. 

Të gjitha pronat do të kthehen, të gjitha! Ose do të kompensohen sipas ligjit, minimum do dhjetfishohet që vitin e parë mbështetja për komunitetet fetare në mënyrë që që ta bëjnë detyrën e tyre me përkushtin ndaj Zotit dhe atdheut. Se ata merren më shumë me të varfrit se qeveria që i ka braktisur”, tha Meta në fjalën e tij.

Ilir Meta pati një mesazh në fjalimin e tij në Konventë, për të gjithë ata që kërkojnë që ai të largohet nga politka.

"Kushdo që Ilir Meta të largohet nga politika, duhet të votojë 5 prioritetet. Kur të bëhen 5 prioritete për 4 milionë shqiptarë, atëherë do iki. Gjyshet tona në Skrapar na kanë mësuar malet tona, edhe më të larta, kur kohët tona ishin më të vështira. Never give up", tha Meta. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...