Berisha: Rama, ky antishqiptar mendon se do zhdukë opozitën me mercenarë si Dumani! Opozita nuk vdes kurrë pa u shuar fara jonë

Saturday, 27 Prill 2024 21:14

Opozita nuk vdes kurrë, deklaroi kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar.

Sipas tij, ‘Edi Rama, ky antishqiptar mendon se do zhdukë opozitën me mercenarë si Dumani!’ 

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

T’u themi shqiptarëve se ne po luftojmë kundër varfërisë tënde, kundër vjedhjes tënde nga këta qeveritarë, kundër poshtërimit tënd, kundër zbimit tënd nga vendi i fëmijëve të tu.

Bashkohu me ne se ne këtë betejë do e fitojmë.

Se nuk ka forcë, se idealet tona janë më të forta se çdo blind, se çdo barrikadë, se çdo mur, se çdo derë, se çdo gjë.

Edi Rama, ky antishqiptar, ky hajdut i papërmbajtur, ky kriminel i shpifur mendon se do zhdukë opozitën me mercenarë, horra si Dumanë e kompani.

Miqtë e mi, do mjerohen ata që përballen me opozitën.

Opozita është morali i kombit.

Opozita është dinjiteti i kombit.

Opozita është sovraniteti i kombit.

Opozita në këtë vend nuk vdes kurrë pa u shuar fara jonë.

Miqtë e mi, qytetarë dhe qytetare, ndaluni për një moment, shikoni me kë përballemi.

Përballemi me Edi Ramën, njeriun që ka larguar në 10 vite një të tretën e shqiptarëve nga Shqipëria.

Njeriun që e shndërroi kryeqytetin e shqiptarëve në Beogradin e dytë për Kosovën.

Njeriun, i cili me firmë vjedh qindra e qindra milionë parë në buxhet dhe prona publike.

Njeriu që me mercenarë arreston opozitën.

Njeriun që drejton trafikun e drogës me vëllain e tij.

Njeriun, që mban sekretar të përgjithshëm një mafioz të shpifur sepse është vetë më mafioz.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...