Berisha: Asnjë pasuri e Veliajt dhe e bandës së tij nuk është sekuestruar, sepse i mbron Altin Dumani!

Saturday, 04 May 2024 12:46
 
 

Fjala e mbajtur mbrëmë para qytetarëve nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

"Të dashur demokrate dhe demokratë, qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të pamposhtur të kauzës së madhe të qytetarit shqiptar, kauzës së madhe të kombit dhe të Shqipërisë. 

 

Një përshëndetje të përzemërt dhe mirënjohje të pakufishme ndaj jush, oratorëve të mrekullueshëm të parlamentit të lirisë, që përcjellin çdo natë në të katër anët e vendit me fjalën e tyre të lirë të vërtetat që fsheh në errësirën e tij, narkoshteti i Edi Ramës.

Jeni sot këtu epiqendra më e fuqishme e anticensurës së kombit dhe kjo është një meritë e jashtëzakonshme.

Në ditën e shtypit, ju vini më krenarë se kurrë sepse ju me protestën tuaj, me fjalën tuaj jeni bërë zëdhënës i atyre që nuk kanë zë.

Jeni bërë zëdhënës i atyre që nuk guxojnë të flasin. Jeni bërë zëdhënës të atyre që kërcënimi u mbyll gojën. Jeni bërë zëdhënës të të vërtetave, pavarësisht nga çmimi që kjo ka.

Të dashur miq! Si zëdhënës të të vërtetave ju jeni bërë zëdhënës të mbarë demokratëve, të mbarë opozitarëve.

Por ju garantoj jo vetëm kaq, të mbarë socialistëve të ndershëm, të mbarë qytetarëve pa parti, të cilët kanë mësuar dhe mësojnë nga ju çdo ditë krimet monstruoze, vjedhjet monstruoze të qeveritarëve aktualë.

Në këtë platformë, në mbrojtje të kauzës së drejtë, sot çdo qytetar shqiptar e kupton se këtu denoncohet çdo natë vjedhja e tij.

Dhe ky denoncim bëhet sepse është kjo vjedhje që varfëron atë nga muaji në muaj, nga viti në vit.

Është kjo vjedhje e qindra e qindra milionë eurove që nuk lejon të rritet rroga e tij.

Është kjo vjedhje që denoncojmë çdo natë e qindra e qindra milionë eurove që nuk lejon të rritet pensioni i tij apo i asaj.

Është kjo vjedhje që i detyron qindra mijëra shqiptarë të largohen nga vendi i tyre sepse nuk ndërtojnë dot jetesën në Shqipëri.

Zëri juaj, si zëri i të vërtetës, po ndriçon mendjen e të gjithë shqiptarëve.

Është e vërtetë se çdo natë denoncojmë vjedhjet e qeverisë. Por e bëjmë këtë se ne duam që të rrisim rrogat dhe pensionet.

Sepse ne duam që t’u faktojmë shqiptarëve se ku do i marrim ne paratë për të dy dhe trefishuar rrogat e tyre.

Sepse ne duam t’u faktojmë shqiptarëve se sëmundja vërtet është një fatkeqësi, por se ajo bëhet dy herë më e madhe kur i sëmuri nuk merr dot ilaçt që i takojnë sëmundjes.

Kur i sëmuri mjekohet me ilaçe të skaduara.

Kur i sëmuri përjashtohet nga operacioni sepse spitali nuk paguan dot sterilizimin e veglave nga kompania Rama-Beqja.

Miqtë e mi! Ne jemi kyçur në një betejë pa kthim. Në një betejë që nuk mund të njohë gjë tjetër përveçse fitores kundër një eksponenti botëror në vjedhje. Botëror në paturpësi. Botëror në pacipësi. Dhe ky është Erion Vjedhësi.

Edhe njëherë, dhe një mijë herë do kërkojmë gjer në një ku janë 135 milionë euro të djegësit që nuk ekziston.

Ku i ke çuar Erion? Ku i ke fshehur o hajdut? Nuk ta falim ne kurrë këtë mo.

Jep dorëheqjen, mos luaj me nervat e qytetarëve se në shtyllën e turpit të sheshit ‘Skënderbej’ do varesh.

Dhe me germa të zeza do shkruhet emri yt si hajduti më i madh që ka njohur bashkia në tërë historinë e saj.

Kujton se mund të shpëtosh, po si mund të shpëtosh ti o i shpërfytyruar që me ekipin tënd ke prishur më shumë se tërmeti shtëpi dhe pallate vetëm e vetëm për të vjedhur transportin e dherave të tyre.

Vetëm e vetëm për të vjedhur paratë e ndërtimit të tyre.

Sepse ti me kompaninë 5D tënden nuk ke hedhur një tullë, nuk ke hapur një themel, me marrë paratë o i pafytyrë.

Ndërtesat i ke bërë duke gjobitur kompanitë e ndërtimit.

Duke i paguar ato me kate, duke i paguar ato me leje ndërtimi.

Ndërsa paratë e taksapaguesve për ndërtimin e tyre i shndërroje në konto të zeza në bankat offshore. Në udhëtime në vendet më ekzotike me çarter me bandën tënde të degraduar të drejtorëve dhe të drejtoreshave.

Largohu më mirë, mos e prit të martën. Do jetë ditë e vështirë për ty. Popullit nuk mund t’i shpëtosh dot kurrë. Nuk ka mburojë në botë që mund të të mbrojë.

Nuk ka Daman dhe Zaman që mund të të mbrojë ty. Askush! Ti hajduti më i damkosur sot në Shqipëri, më i damkosur në Ballkan, Europë dhe më gjerë.

Miqtë e mi! A jeni dëshmitarë ju se ka dy vite që këtë hajdut e denoncojmë në mos çdo ditë, së paku një herë në dy ditë.

Po pse? Se këtë hajdut e mbron Dumani.

E mbrojnë ata me të cilët ka vjedhur.

E mbrojnë ata me të cilët ka ndarë dhjetëra dhe qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë.

Ju bëj një pyetje: a keni dëgjuar ju të konfiskohet një konto bankare e Erion Veliajt?

A keni dëgjuar ju të sekuestrohet pallati me 5 yje i Veliajt në Durrës me Mollën?

A keni dëgjuar ju të konfiskohet hoteli luksoz në Dhërmi?

A keni dëgjuar ju të konfiskohet një pallat nga shumë e shumë të tilla të kompanisë 5D, të ndërtuara me vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje?

Asnjë. Asgjë nuk u preket hajdutëve se ata i mbron Altin Dumani.

I cili, pasi përmend bashkinë e Tiranës në veprën penale të Arben Ahmetajt 13 herë, nuk guxon të përmendë një herë të vetme emrin e Erion Veliajt, në një kohë kur lëshon urdhër arresti për Tushën, Simixhiun dhe të tjerë.

A ka mbrojtje më kriminale se kjo o Daman?

Të garantoj se nuk ka gjë në botë që mund të të mbrojë ty.

Të gënjen mendja o hajdut se Shqipërisë do i dalim zot.

Se fatin e saj nuk e lëmë kurrë në duar horrash si ti.

Se fatin e saj nuk ia besojmë kurrkujt përveç vetes tonë. Përveç shqiptarëve.

Se fatin tonë do e marrim në duart tona.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...