Për bukën e gojës: rifillon protesta në qytetin e Belshit në mes të shiut

Saturday, 04 May 2024 12:48
 
 

Tregtarët të Belshit e kanë rifilluar edhe sot në mes të shiut, protestën e tyre për të mos lejuar zhvendosjen e tregut industrial 4 km larg nga qyteti.

Pavarësisht përpjekjeve të tyre për të bindur bashkinë që të heqë dorë nga projekti që i shkatërron ata ekonomikisht dhe ua vështirëson jetën edhe banorëve që do të duhet të shkojnë aq larg për të blerë, asnjë prej kërkesave të tyre nuk është marrë parasysh. 

 

Forca të Policisë kanë dalë për të mbajtur nën kontroll situatën dhe e kanë bllokuar rrugën me blloqe betoni për t'i penguar tregtarët.

 

Më 29 prill, refuzimi i kryebashkiakut Arif Tafani për t`i pritur në takim, nxiti reagimin  e dhjetëra tregtarëve të tregut industrial, të cilët hapën portën e jashtme të bashkisë duke u futur brenda institucionit.

Tregtarët, që janë kundër zhvendosjes nga vendi ku shesin aktualisht për në një treg të ndërtuar 4 km larg qytetit, u përplasën fillimisht me policinë bashkiake, e cila nuk i lejonte të futeshin në institucion.

Më pas hynë në zyrën e sekretarit të bashkisë, Mustafa Çarçiu, duke kërkuar prej tij që të organizojë një takim me kryebashkiakun Arif Tafani.

Por pavarësisht kërkesës së tregtarëve për anulim të vendimit për zhvendosjen e tregut, sekretari i bashkisë Mustafa Çarçiu, nuk dha zgjidhje, duke u shprehur se largimin nga qyteti të tregtarëve e ka vendosur Këshilli Bashkiak.

Image

 
 
 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...