Berisha: Dumani vjedh me Veliajn dhe zbaton urdhrat e Ramës. Ku janë 60 mln eurot e paguara për mbetjet dhe inertet

Diel, 05 May 2024 22:11
 
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke vijuar me aferën e inceneratorit të Tiranës, ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin se vjedh bashkë me Erion Veliajn dhe zbaton urdhrat e Edi Ramës.

Gjatë fjalës së tij në protestën maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’, Berisha ngriti edhe pyetjen se ku kanë shkuar 60 milionë eurot e paguara nga mbetjet dhe inertet në landfillin e Sharrës, nga kompanitë ndërtuese. 

 

Berisha: Qytetare dhe qytetarë.

Të betohemi me vete se vjedhjes së shekullit kurrë nuk do ndahemi.

Të pyesim pak Dumanë dhe Zaman, se në cilën kontratë mbi tokë ekziston neni 3 i kontratës së djegësit të Tiranës i cili në asnjë rrethanë nuk lejon zgjidhjen e kontratës edhe kur zhduken 130 mln euro.

Qytetarë dhe qytetare.

Ju ftoj sonte të shtroni pyetjen me veten tuaj kur Komisioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit, gjeti se tarifa 29 euro ishte një vjedhje e tmerrshme e qytetarëve të Tiranës sepse asnjë kilogramë mbetje nuk digjej, por depozitohej dhe duhej të ishte tarifa 11 euro.

A mund të na thotë Dumanë dhe Zamanë, janë paratë e tyre apo të shqiptarëve ato që vidhen, apo vjedhin dhe ata me Erion Veliajn.

Hajdutë që vjedhin të varfrit e Tiranës.

Miqtë e mi!

Ju keni dëgjuar që paratë për djegësin i paguani qytetarët e Tiranës dhe qarkut të Tiranës, por përveç tyre kompania e Erion Veliajt merrte para për çdo ton dhe, inerte, që krijohej në qarkun e Tiranës dhe që me detyrimin e 4 policive nuk mund të shkonin kund tjetër, përveç se në minierën e tij në Sharrë.

Qytetarë dhe qytetare.

Për çdo ton dhe paguhej 9 euro, për çdo ton zhavorr paguhej 11 euro.

Por a e dini ju se ato nuk ekzistojnë asgjëkundi në kontratën me ndërmarrjen e djegësve.

Por sa janë ato thoni ju?

Gjer tani janë 60 milionë euro.

Por për Dumanin dhe Zamanin kjo nuk ka rëndësi sepse ky kriminel e quan hetimin dhe akuzën si pronë të tij, pronë si skllav të Edi Ramës dhe jo shërbëtor i shtetit shqiptar.

Duman, ti mendon o i mjerë se ke mburojë.

Ti mendon se do të mbrohesh ndaj këtyre krimeve të shëmtuar nga këto apo ato deklarata.

Të garantoj se vrimë miu nuk do të gjesh për paratë që u ke grabitë shqiptarëve.

Ftoj dumanistë dhe mbështetësit e tij tu japin përgjigje këtyre pyetjeve dhe unë kërkoj publikisht njëherë dhe njëqind herë ndjesë.

Por përgjigja e tyre është vetëm një; Dumani vjedh, Dumani vjedh me Erion Veliajn dhe z zbaton urdhrat e Edi Ramës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...