Berisha: Dumani nuk guxon të pyesë Agaçin dhe Metanin për dhënien e bonuesit 8% ndaj kompanisë që nuk ekzistonte

Diel, 05 May 2024 22:13
 
 

Kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar me akuzat ndaj drejtuesit të SPAK, Altin Dumanim në lidhje me aferën e shekullit të inceneratorëve, duke u ndalur te dhënia e bonusit 8% për një kompani që nuk ekzistonte.

‘Dumani nuk guxon të pyesë Agaçin dhe Metanin që përgatitën dokumentet për bonuesin 8% ndaj kompanisë që nuk ekzistonte’, u shpreh Berisha. 

 

Berisha: Së treti:

Pyeteni Altin Dumanin sa para more që fshehe me dhjetëra prova që ndodhen në relacionin e kërkesës tënde për arrestimin e Arben Ahmetaj.

Pse këto prova, fakte në dosjen e Arben Ahmetaj nuk u vendosën në dosjen e Bashkisë së Tiranës, vetëm e vetëm se Erion Veliaj meritonte hekurat në zyrë.

Qytetare dhe qytetarë, mos u lodhni kurrë pa trajtuar vjedhjen e shekullit, se vetëm ju jeni drejtësia, shpresa, vetëm ju do të zgjidhni problemin.

Ndaj dhe ju ftoj ju sonte se e marta po afron të shtroni pyetjen pse dhe kush injoroi 3 mendimet kundër dhënies së bonusit 8 për qind kompanisë Rama-Veliaj e cila nuk ekzistonte kund mbi tokë. Pronë familjare apo personale e keni ju o të pafytyrë hetimin, akuzën e shtetit që nuk guxoni të pyesni për këtë  Ëngjëll Agaçin, Artur Metanin, Ermonela Felaj.

Mendoni ju veten Zotër të pasurive të këtij populli dhe këtij vendi?

Do të merrni atë  që meritoni.

Thuaju pak Duman, thuaju pak o kriminel shqiptarëve për bonuesin 8 për qindsh që ju dha Integrated Energy BV me garantin e Agaçit dhe Metanit. Pse i mbron ti ata?

Arben Ahmetaj e akuzove se kishte porositur përfaqësuesen e vet që të votojë për bonusin. Ndërsa këta që përgatitën shkresa dhe dokumente, ti nuk guxon ti thërrasësh.

Ti je defakto aq sa Erion Veliaj, krimineli i vjedhjes së shekullit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...