‘Paditet Arben Rakipi ’/ Berisha: Bosi i mafies shtetërore s’paguan rrogat e studentëve të ‘Magjistraturës’

Hënë, 06 May 2024 12:29
 
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar drejtuesin e Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi se ka 8 muaj që nuk paguan rrogat e studentëve.

‘Standartet e mafiozit Arben Rakipi! Prej 8 muajve nuk paguajnë rrogat studentëve magjistratë në shkollën e Magjistraturës, sot shkolla private Partisë!’, shkruan Berisha në Facebook.

 

Gjithashtu Berisha ka ftuar studentët e ‘Magjistraturës’ që të dënojnë me forcën më të madhe këtë qendrim të këtij bosi të mafies shtetërore dhe i bërë thirrje të bashkohen me protestën “O Sot o kurrë”!  

Postimi i plotë:

Standartet e mafiozit Arben Rakipi!

Prej 8 muajve nuk paguajnë rrogat studentëve magjistratë në shkollën e Magjistraturës, sot shkolla private Partisë!

Të dashur miq, Arben Rakipi prej vitesh e ka shndërruar shkollën e Magjistraturës në shkollë të bizneseve të tij private. Ky eksponent i zi i korporatës mafioze të drejtësisë së partisë në konkursin e fundit të turpit në një akt mafioz, banditesk, të pandodhur ndonjëherë, shtoi nga xhepi i tij si fitues 52 studentë jashtë të gjitha kritereve zyrtare të konkursit. Ai paditet sot nga studentë se në kundërshtim flagrant me ligjin nuk ju paguan prej 8 muajve rrogën që ju takon!

Dënoj me forcën më të madhe këtë qendrim të këtij bosi të mafies shtetërore dhe ju bëj thirrje studentëve të bashkohen me protesten “O Sot o kurrë”!  

📩 Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Kam nje problem shum te madh me shkollen e magjistratures

Kam djalin ne vitin e pare per prokuror dhe vajti 8 muaj qe nuk i kan vendosur rogen.

Djali im ka punuar avukat 13 vjet ne Tiran.

Jam jasht mase i shqetesuar se mos me kaloj djali ne stres.

Kjo  ka ndodhur ne shkollen e magjistratures  per vitin 2024 viti i pare Nga 61 prokuror dhe gjykates 9 veta nuk marin roge  prej 8 muajsh

Me shum respekt j

Modifikuar më Hënë, 06 May 2024 12:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...