Berisha: Edi Rama në 2 orë monolog bëri gjithçka, përdori çdo demagogji, çdo mashtrim vetëm e vetëm ta paraqiste veten të paimplikuar

Tuesday, 07 May 2024 21:47
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, ka komentuar edhe fjalimin 120 minutësh të Edi Ramës, të mbajtur sot.
 

Berisha theksoi se, Rama në dy orë monolog bëri gjithçka, përdori çdo demagogji, çdo mashtrim vetëm e vetëm ta paraqiste veten të paimplikuar. 

 
 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Por kjo betejë nuk mposhti vetëm mercenarin Altin Dumani, por mposhti kreun e krimit në Shqipëri, kreun e Meduzës, Edi Ramën.

Do regjistrohet në muret e kohës, do gdhendet me germa të pashlyeshme fitorja juaj e sotme.

I imponuat hajdutit të fillojë dhe të mbarojë fjalimin më të gjatë në historinë e planetit kushtuar korrupsionit me moton: ju të gjithë jeni hajdutë, u tha bashkëpunëtorëve të tij, përveç meje të gjithë vidhni, paçka se ai është kryevjedhësi i tyre.

Miq, ai fjalim vetëm fjalim nuk ishte.

Ai monolog në të cilin Edi Rama dy orë rresht tha se përveç Zahos, që nuk e lë të hidhet nga shkëmbi në ujë, ju të tjerëve të gjithë përveç vetes sime.

Denoncimet tuaja, guximi juaj, thyerja e barrikadave, mposhtja e Dumanit, të gjitha këto e detyruan Edi Ramën të bëjë atë që nuk e ka bërë kush kurrë, një monolog 120 minutash, filloi me vjedhjen, mbaroi me vjedhjen, vetëm e vetëm për të mundur të shpëtojë krimit dhe vjedhjeve që ka bërë.

Miqtë e mi, unë e ndiqja në ekran dhe shihja fytyrat e tyre si tërhiqnin veshët, si skërmishnin thonjtë, si shkulnin flokët gjatë fjalës së tij hajdutët e Ali Babës të ulur përballë tij.

Nuk kishte pamje... dhe ndërkohë shihja protestën tuaj te bashkia, triumfin tuaj mbi këtë bandë hajdutësh.

Edi Rama në dy orë monolog bëri gjithçka, përdori çdo demagogji, çdo mashtrim, çdo gënjeshtër, vetëm e vetëm ta paraqiste veten të paimplikuar.

Edi Rama, sot ke folur 120 minuta dhe në bindjen time më të thellë nuk ke besuar asnjë fjalë, asnjë fjali të vetme nga ato që ke nxjerrë.

A nuk erdhe ti në pushtet në vitin 2013 si i vetmi qeveritar që thirreshe rëndom mister 20 përqindëshi?

Po Edi, po e mbyll me mister 100 përqindëshi.

A nuk erdhe ti Edi Rama në pushtet me sarajet e Surrelit, 5 mijë metër katror oborrin park rreth sarajeve, në një kohë kur në ILDKP kishe deklaruar gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë?

A nuk ishte ky një frymëzim për të gjithë hajdutët e serës tënde që njëlloj si ti të përdornin paratë publike për motele, hotele, banesa, resorte e pallate?

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...