Berisha fton qytetarët të martën: Erion Veliaj, jep dorëheqjen, gjyqi që të bëri sot kryepadrinoja është lule me atë që do të bëjmë ne

Tuesday, 07 May 2024 21:50
 

Gjatë fjalës në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka bërë thirrje Erion Veliajt që të japë dorëheqjen.

Berisha tha se, gjyqi që sot i bëri kryepadrinoja Edi Rama, Veliajt, në shpellën e mafies, është lule me atë që do të të bëjnë demokratët. 

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Miq, më thoni ju mua pra, a nuk janë këto fitore që bëjnë krenarë secilin prej jush.

Që bëjnë krenar të gjithë ata të cilët me sakrifica, me mundime, me guxim, me privacione, shpallin korrupsionin, vjedhjen e shqiptarëve, armikun më të egër të tyre në histori.

Imagjinoni ju, pa betejën tuaj pa kthim ku do ishte sot Erion Veliaj.

Imagjinoni ju, pa betejën tuaj pa kthim çfarë do dërdëlliste sot dy orë Edi Rama.

Ju i keni tronditur themelet, u keni lebetitur shpirtrat e kalbura këtyre hajdutëve.

Fuqia jeni ju, forca jeni ju, fitorja jeni ju.

Miqtë e mi, çdo javë do ketë fitore të tjera.

Por ta detyrosh tjetrin të flasë me vete dy orë për vjedhjet e klanit të tij është superfitore.

Ai sot i shpalli helme sulmet nga penxherja, sulmet nga parlamenti i lirisë, sulmet nga studiot televizive.

Të dashur miq, duhet të përulem sonte me nderimin më të veçantë para atyre gazetarëve dhe analistëve që me një guxim të jashtëzakonshëm u thonë të vërtetat shqiptarëve.

Bëjnë të pamundurën për të çarë vellon e censurës së këtij regjimi të kalbur.

Një mirënjohje kam për oratorët e parlamentit të lirisë, që në emër tuaj kanë përcjellë të vërtetat në të katër anët e dheut.

Një ftesë kam për të gjithë qytetarët e Tiranës, bashkohuni me ne në këtë betejë, beteja për përmbysjen e diktaturës së dytë, beteja për përmbysjen e narkoshtetit, beteja për përmbysjen e tiranisë së vjedhjes është beteja e shekullit që jetojmë.

Ndaj dhe të martën, të gjithë, i madh dhe i vogël te bashkia për fitoren.

Erion Veliaj, jep dorëheqjen se gjyqi që të bëri sot kryepadrinoja në shpellën e mafies është lule me atë që do të të bëjmë ne në sheshin Skënderbej.

Edhe njëherë, fitimtarë, përshëndetjet më të përzemërta, e marta pret shqiptarët, pret qytetarët në një betejë fitimtare.

Rrofshi ju, rroftë fitorja.

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...