'Thyerja e barrikadave mposhti edhe kreun e krimit në Shqipëri, Edi Ramën'

E mërkurë, 08 May 2024 12:15
FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR
 

Mirëmbrëma dhe përshëndetjen më të përzemërt. 

 

Mirënjohjen më të pakufishme, nderimin më të madh para jush qëndrestarëve dhe qëndrestareve, misionareve dhe misionarëve të të vërtetës, të dinjitetit, të shpresës, të fitores.

Të dashur miq!

Sot beteja jonë pa kthim, mosbindja jonë civile shënoi një fitore të paparë në 10 vite.

Një fitore epike.

Ju ndiqja në televizion tek ngrinit në erë barrikadat që mbronin kryehajnin e bashkisë.

Në gjysmën tjetër të televizionit si në një shpellë të mafies, padrino mbajti një monolog, foli me vete dy orë për vjedhjen, vjedhjen dhe korrupsionin.

Ndaluni një moment ju lutem, a mund të imagjinoni ju që pa betejën tuaj, Erion Veliaj, të cilin Dumanë dhe Zamanë e kishin amnistuar pa kushte, të guxonin ta thërrisnin 7 orë në prokurori?

Kush mund ta imagjinojë një gjë të tillë?

Kjo ishte beteja juaj e fituar dhe ju nderim do keni gjithmonë.

Por kjo betejë nuk mposhti vetëm mercenarin Altin Dumani, por mposhti kreun e krimit në Shqipëri, kreun e Meduzës, Edi Ramën.

Do regjistrohet në muret e kohës, do gdhendet me germa të pashlyeshme fitorja juaj e sotme.

I imponuat hajdutit të fillojë dhe të mbarojë fjalimin më të gjatë në historinë e planetit kushtuar korrupsionit me moton: ju të gjithë jeni hajdutë, u tha bashkëpunëtorëve të tij, përveç meje të gjithë vidhni, paçka se ai është kryevjedhësi i tyre.

Miq!

Ai fjalim vetëm fjalim nuk ishte.

Ai monolog në të cilin Edi Rama dy orë rresht tha se përveç Zahos, që nuk e lë të hidhet nga shkëmbi në ujë, ju të tjerëve të gjithë përveç vetes sime.

Denoncimet tuaja, guximi juaj, thyerja e barrikadave, mposhtja e Dumanit, të gjitha këto e detyruan Edi Ramën të bëjë atë që nuk e ka bërë kush kurrë, një monolog 120 minutash, filloi me vjedhjen, mbaroi me vjedhjen, vetëm e vetëm për të mundur të shpëtojë krimit dhe vjedhjeve që ka bërë.

Miqtë e mi!

Unë e ndiqja në ekran dhe shihja fytyrat e tyre si tërhiqnin veshët, si skërmishnin thonjtë, si shkulnin flokët gjatë fjalës së tij hajdutët e Ali Babës të ulur përballë tij.

Nuk kishte pamje… dhe ndërkohë shihja protestën tuaj te bashkia, triumfin tuaj mbi këtë bandë hajdutësh.

Edi Rama në dy orë monolog bëri gjithçka, përdori çdo demagogji, çdo mashtrim, çdo gënjeshtër, vetëm e vetëm ta paraqiste veten të paimplikuar.

Edi Rama, sot ke folur 120 minuta dhe në bindjen time më të thellë nuk ke besuar asnjë fjalë, asnjë fjali të vetme nga ato që ke nxjerrë.

A nuk erdhe ti në pushtet në vitin 2013 si i vetmi qeveritar që thirreshe rëndom mister 20 përqindëshi?

Po Edi, po e mbyll me mister 100 përqindëshi.

A nuk erdhe ti Edi Rama në pushtet me sarajet e Surrelit, 5 mijë metër katror oborrin park rreth sarajeve, në një kohë kur në ILDKP kishe deklaruar gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë?

A nuk ishte ky një frymëzim për të gjithë hajdutët e serës tënde që njëlloj si ti të përdornin paratë publike për motele, hotele, banesa, resorte e pallate?

Edi Rama, shqiptarët kanë dëgjuar për zonjën Harabel, që bënte ekspozita në plehrat e Sharrës me paratë e djegësve, Velicën e Erion Vegliajt.

Po kanë memorie, pallatin në pajë 5-katësh në sheshin e pallateve, në kundërshtim me ligjin, pa asnjë faturë tatimore, bankare, doganore, ndërtimore.

Është aktakuzë e tmerrshme për ty si gjobaxhiu më i shpifur i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Edi Rama, është e vërtetë se Erion Veliaj me soj e sorollop bashkë me drejtorët e tij ndan tendera, ndan dhjetëra e dhjetëra milionë euro. Por mos harro se vetëm baxhanaku yt Fagu ka marrë së paku 120 tendera nga pushteti yt.

Vërtet Erion Veliaj u martua me paratë publike, por Edi ti i ke dhënë vëlla Olsit dhuratë 37 mijë metër katrorë tokë për bizneset e tij.

Ti vërtet u the edhe ata hajdutë janë, të shpifur janë, hajdutë si ata nuk ka parë Shqipëria, por kryehajdut si ti nuk ka Europa.

Edi Rama, ke vendosur në arrest Jamarbër Malltezin sepse ka marrë 410 metër tokë trashëgimi nga gjyshërit e tij të pushkatuar. Kurse ti nga ajo tokë ke plaçkitur 1500 metër me Bolinon tënd pikërisht nga ajo tokë.

Kurse ti mohon familjarin tënd, mohon thjeshtrën, vajzën e familjes, e cila në pushtetin tënd fiton me dhjetëra tendera. Dhe ligji të detyron ty o kryehajdut të deklarosh qindarkë për qindarkë fitimet e saj. Nuk ke deklaruar asnjë prej tyre.

Edi Rama, vërtet i bëre të djersijnë, i nxive dhe i sterrose hajdutët si në shpellën e Ali Babasë sot, falë atyre burrave dhe grave të guximshëm që përmbysin barrikadat.

Dhe u përpoqe të bësh edhe krahasime.

Të paraqitesh si luftëtar, të fshihesh pas fustanit të Olta Xhaçkës.

Nuk ke turp, u flet atyre sikur të kesh veshgjatë përpara, por shqiptarët të dinë se kush je ti.

A nuk je ti që mban në parlament deputeten që në shkelje të Kushtetutës ka marrë publike me dokumente të falsifikuara në Himarë?

E mbron sepse je bashkëaksionar me ta.

Ti dhe Olsi jeni peshkaqenë të pamëshirë, keni futur dhe fusni hundët në çdo vjedhje të madhe në këtë vend.

Nuk shpëton dot ti!

Edi Rama, ke gojë ti flet, i tremb dhe i tmerron ata hajdutë të shpifur.

Po ti vetë je kryehajdut, je hajdut ndërkombëtar.

Harrove ti korruptimin e McGonigalit?

Apo ke futur Damanin në xhep dhe e përdor atë si kamxhik kundër atyre që don vetë?

Edi Rama, sot fjalë fjalë dhe rresht për rresht, ajo ishte, ti e kishe stisur me moton: ju të gjithë vidhni përveç meje, por në fakt lexohej në çdo rresht se ti vjedh më shumë se të gjithë ata.

Mos mendo ti se me fjalimë të gjata sa Gadafi, fatin e Gadafit do kesh nëse synon të mashtrosh shqiptarët.

Miqtë e ti, në monologun e tij, të gjithë keni vjedhur përveç meje, Edi Rama zbuloi kontrollin që i bën Dumanit.

Çfarë tha aty, nuk ka krim me asocim. Ndaj dhe Dumani nuk flet për organizatë kriminale, nuk flet për grup kriminal. Sepse asocimi të çon te Edi Rama si për sterilizatorët, si për inceneratorët dhe të gjitha vjedhjet e mëdha të këtij vendi.

Ndaj dhe bëju gati, populli nuk do të jetë e largët dita kur të vijë të të vizitojë në Surrel.

Prite, prite popullin po deshe.

Nuk ka forcë në botë që të mbron ty.

Miq!

Më thoni ju mua pra, a nuk janë këto fitore që bëjnë krenarë secilin prej jush.

Që bëjnë krenar të gjithë ata të cilët me sakrifica, me mundime, me guxim, me privacione, shpallin korrupsionin, vjedhjen e shqiptarëve, armikun më të egër të tyre në histori.

Imagjinoni ju, pa betejën tuaj pa kthim ku do ishte sot Erion Veliaj.

Imagjinoni ju, pa betejën tuaj pa kthim çfarë do dërdëlliste sot dy orë Edi Rama.

Ju i keni tronditur themelet, u keni lebetitur shpirtrat e kalbura këtyre hajdutëve.

Fuqia jeni ju, forca jeni ju, fitorja jeni ju.

Miqtë e mi!

Çdo javë do ketë fitore të tjera.

Por ta detyrosh tjetrin të flasë me vete dy orë për vjedhjet e klanit të tij është superfitore.

Ai sot i shpalli helme sulmet nga penxherja, sulmet nga parlamenti i lirisë, sulmet nga studiot televizive.

Të dashur miq!

Duhet të përulem sonte me nderimin më të veçantë para atyre gazetarëve dhe analistëve që me një guxim të jashtëzakonshëm u thonë të vërtetat shqiptarëve.

Bëjnë të pamundurën për të çarë vellon e censurës së këtij regjimi të kalbur.

Një mirënjohje kam për oratorët e parlamentit të lirisë, që në emër tuaj kanë përcjellë të vërtetat në të katër anët e dheut.

Një ftesë kam për të gjithë qytetarët e Tiranës, bashkohuni me ne në këtë betejë, beteja për përmbysjen e diktaturës së dytë, beteja për përmbysjen e narkoshtetit, beteja për përmbysjen e tiranisë së vjedhjes është beteja e shekullit që jetojmë.

Ndaj dhe të martën, të gjithë, i madh dhe i vogël te bashkia për fitoren.

Erion Veliaj, jep dorëheqjen se gjyqi që të bëri sot kryepadrinoja në shpellën e mafies është lule me atë që do të të bëjmë ne në sheshin Skënderbej.

Edhe njëherë, fitimtarë, përshëndetjet më të përzemërta, e marta pret shqiptarët, pret qytetarët në një betejë fitimtare.

Rrofshi ju, rroftë fitorja.

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...