Kampet e refugjatëve do t'i menaxhojë kompania e hetuar për lidhje mafioze

E mërkurë, 08 May 2024 12:18
Kompania ‘MEDIHOSPES Cooperativa Sociale’ është përfshirë në disa hetime të antimafias dhe drejtësisë italiane për infiltrime mafioze, abuzim e keqpërdorim fondesh publike, e keqmenaxhim të qendrave të emigrantëve e kushte jo humane të strehimit të tyre.
 

"Pula që bën vezë floriri" e ka cilësuar e përditshmja italiane 'La Repubblica', lajmin e djeshëm të shpalljes së 'MEDIHOSPES Cooperativa Sociale' si kompania fituese për menaxhimin e qendrave të emigrantëve në Shqipëri. 

 

Pronari i saj, Camillo Aceto, prej vitit 2003 është vënë nën hetim nga drejtësia italiane me akuza për infiltrime mafioze në dosjet "Mafia Capitale", "Cara e Mineo", për mashtrim e abuzim me fonde publike, etj.

Në hetimet e dosjes "Mafia Capitale", përgjimet mes mafiozëve zbardhin bisedat e tyre ku shpreheshin se "me emigrantët bën më shumë para se me drogën".

'MEDIHOSPES Cooperativa Sociale' rezultonte të jetë ende sot në partneritet me grupin "La Cascina", e cila ishte në qendër të hetimeve të antimafias në operacionin "Mafia Capitale" më 2015 dhe u vu nën menaxhimin e jashtëzakonshëm të shtetit e dy administratorëve të nominuar nga qeveria për shkak të akuzave për bashkëpunim mafioz e për të shpëtuar vendet e punës së punonjësve të saj pas arrestimit të katër drejtuesve të kësaj kompanie.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua dhe Massimo Camminati i bandës 'Magliana' në Romë.

Hetimet e "Mafia Capitale" zbardhën një sistem korruptiv sipërmarrës, politik e institucional mes Bashkisë së Romës dhe kompanive publike për menaxhimin e strehimit e kampeve të emigrantëve.

Grupi "La Cascina" ka lidhje të forta dhe me botën katolike dhe vazhdon të jetë në partneritet me 'MEDIHOSPES Cooperativa Sociale'.

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...