Në 12 maj, ditën kur është arrestuar Fredi Beleri, kryeministri Edi Rama do të mbajë një takim me emigrantët në Greqi. Mirëpo, për presidentin e Lirisë, Ilir Meta kuy nuk është një takim me emigrantët e vërtetë, por me patronazhistë që po i merr nga Shqipëria drejt Athinës.
“Ka mbushur autobusë me patronazhistë, po transporton shqiptarë në Greqi, SPAK nuk thirr as Ramës dhe as drejtoreshën e AKSHI”, tha Meta.
I ftuar në A2 CNN në Debat me Alba Alishanin, Meta tha se nuk do të bashkëpunonte kurrë për Edi Ramën, që e quajti si Esat Pashën.
“Ilir Meta kurrë më me Esat Pashët e Shqipërisë”, shtoi ai.
Sa i përket socialistëve që kanë paralizuar në SPAK, për Metën, nuk i bëjnë aspak përshtypje.
“Edi Rama dhe Zahon e vogël e sakrifikon për pushtetin e vet”, përfundoi Meta në A2 CNN.