Balliu: ‘’Eco Tirana’’ është një aferë që kemi kohë që flasim.
Arkitekti i ‘’Eco Tirana’’ është vetë Erion Veliaj dhe e ka pompuar vetë ai në takimin me Flavio Tosin në Verona.
Është një ndërmarrje ku 51% e ka në pronësi bashkia e Tiranës dhe 49 % e ka Eco Tirana.
Në Verona kjo kompani me të njëjtët pronarë e cila kryente të njëjtën punë që kryen në Tiranë dhe nga Tirana iu kopjua Veronës.
Veliaj e kopjoi atë model.
Eco Tirana, ajo kompani që erdhi këtu, në Verona u vërtetua që ishte një kompani e cila pastronte paratë e Ndraghetës.
Dhe për këtë atje u sekuestrua, u arrestuan pronarët, kryetari i Veronës dha dorëheqjen.
Pasi kanë ndodhur të gjitha këto, kjo kompani këtu me të njëjtët pronarë vazhdon punën normalisht.
Denoncimi i sotëm kishte të bënte me naftën që harxhojnë këto makina që mbledhin mbetjet.
Eco Tirana është aktualisht duke u hetuar në SPAK.